All for Joomla All for Webmasters

Ja një shkak për fitne dhe përçarje

. Posted in ARTIKUJ. Vizita: 620

Pin It

percarjeProvokimi i njerëzve me emra të ndryshëm

 

Shejhul Islam Ibën Tejmije, rahimehullah, ka thënë:

Nuk lejohet provokimi i njerëzve me emra të cilët nuk gjenden në Kuran dhe as në Sunet. Me të vërtetë, kjo gjë është në kundërshtim me atë ç'ka ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe është shkak për krijimin e fitneve dhe përçarjes mes umetit.

Njeriu më i nderuar tek Allahu, është më i devotshmi i tyre, prej çdo grupi qoftë ai. Tekste të shumta nga Kurani dhe Suneti kanë ardhur të nxisin umetin për bashkim dhe t'u tërheqin vërejtjen prej përçarjes. E megjithëkëtë nuk i i lejohet umetit të Muhamedit që të përçahen, sa që personi miqëson një grup dhe armiqëson një tjetër, me paramendime dhe teka, pa patur argument prej Allahut. Allahu e ka pastruar dhe e ka konsideruar të largët Pejgamberin e Tij, prej atyre që janë në këtë gjendje. Këtë gjë e kanë praktikuar bidatçinjtë, si shembulli i hauarixhëve të cilët përçanë xhematin e muslimanëve dhe bënë të lejuar derdhjen e gjakrave të tyre. E keqja më e vogël që ndodhet në këtë gjë është se, personi vlerëson dikë, për shkakun se ai është dakord me të, në epshet dhe tekat e tij edhe pse dikush tjetër është më i devotshëm se ai. Obligim është që të paraprihet ai të cilin Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë paraprirë. Ndërsa kjo përçarje e cila ka ndodhur prej umetit, qoftë ajo prej dijetarëve të tij, apo udhëheqësve dhe njerëzve me pozitë të tij, është ajo e cila e ka bërë të obligueshme sundimin e armiqve mbi ne dhe kjo për shkak se umeti e ka lënë punën me bindjen ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij. Dhe atëherë kur njerëzit lënë disa urdhra të Allahut dhe të Dërguarit të tij, ndodh në mesin e tyre armiqësia dhe përçarja. E një popull kur përçahet prishet dhe shkatërrohet e nëse bashkohen rregullohen dhe sundojnë. Me të vërtetë bashkimi është mëshirë dhe përçarja është dënim.

Dënimi i tejkaluesve të padrejtë dhe nderimi i të devotshmëve, është ky prej shkaqeve më madhore që kënaqin Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe rregullojnë çështjet e muslimanëve.

 

"Tarikul Usul ila El-Ilmil Me'mul bi marifetil Kavaidi ved Davabiti vel Usul" f. 195.

Burimi i Jetës

02.09.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com