All for Joomla All for Webmasters

Kështu fillon agonia e vdekjes

. Posted in ARTIKUJ. Vizita: 1341

Pin It

agoniKështu fillon agonia e vdekjes tënde, o i përkushtuar (ndaj fesë)!


-Memoria jote, filloi t'i harrojë dhikret e mëngjesit, të mbrëmjes dhe të gjumit!


-Sunetet e rregullta tashmë janë braktisur dhe s’kanë mbetur veç suneteve të sabahut, ndërsa ditët e tjera të kalojnë pa falur asnjë sunet.


-Nuk posedon asnjë plan program për leximin e Kuranit, as namaz nate, as agjërim gjatë ditës.


-Për sadakanë të pengojnë shejtanët, njëri të bën të zvarritësh, tjetri të jep shpresë (se ke kohë), një shejtan tjetër të frikëson nga varfëria, një tjetër të bën ta harrosh, e kështu shejtan pas shejtani…


-Kalojnë ditët, java mbase edhe muaji dhe nuk ke shfrytëzuar një kohë të përshtatshme për të lexuar seriozisht një studim të dobishëm.


-Tubimet ku merr pjesë mbyllen, njerëzit largohen, ndërkohë që i kanë mbushur barqet me lloj lloj mishi të ngordhur duke përgojuar, ndërsa ti nuk e merr mundimin t'i ndalosh nga kjo gjë.


-Asket ndaj suneteve, i lëshuar në të lejuar dhe neglizhent ndaj të ndaluarës.


-Namazin e duhasë, justifikohesh duke thënë: Për atë që ka mundësi!


-Ndërsa shkuajra herët në xhami për ditën e xhuma, është kthyer në diçka të çuditshme dhe nuk ekziston në plan programin dhe angazhimet tona.


- Ikameti na duket si ezan, ndërsa leximi i imamit është kthyer si ikamet dhe shumë prej nesh dalin për në namaz, atëherë kur thirret ikameti.


-Vizitat për hir të Zotit janë bërë si haxhi i cili ndodh një herë në vit.


-Buzëqeshja, është kthyer në një monedhë të huaj, përjashto ata që i ka mëshiruar Allahu.


Si mund të ndikojë në shoqëri një person i tillë?! E jo më pastaj të ndikojë tek familja apo vetja e tij?!!!


Ky njeri, a është nga që i ndryshojnë (të tjerët) apo i ndryshuar në vetvete? A është prodhues apo konsumues?


Le t'i kthehet gjithësecili nga ne vetes së tij dhe shpejt madje…


Njëri nga të parët tanë të mirë thoshte: "Besueshmëria e njerëzve të thjeshtë lëkundet tek i dituri, kur e shohin që gjithmonë vjen vonë dhe plotëson rekatet që i kanë ikur.


O Zot na kthe tek Ti në formën më të bukur!

 

Dr. Muhamed bin Ismail el Mukadem

___________

Burimi i Jetës

09.09.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com