All for Joomla All for Webmasters

Pasimi i verbër fetar

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

pasimi i verberNjë devijim i verbër i ndodhur para Islamit ishte devijimi dhe pasimi i verbër që hebrenjtë dhe krishterët u bënë klerikëve të tyre. Për këtë shkak Allahu i korrigjoi ata në Kuranin Famëlartë.

"Ata i konsideruan 'ahbaret' (prifterinjet jehudi) të tyre, ruhbanët (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga Pejgamberët) pos për adhurimin ndaj
Allahut Një, e që nuk ka të adhuruar tjetër përpos Tij. I lartë ishte Ai nga çka i shoqërojnë ata.” Suretu Teube, ajeti 31.

Kur sahabi, ish i krishterë i konvertuar në Islam i tha Profetit (alejhi selam) që ne nuk i adhuronim klerikët tanë (rabinët dhe priftërinjtë) për zota përveç Allahut. Profeti (alejhi selam) u tha: "A nuk ua lejuan të ndaluarën dhe ua ndaluan të lejuarën dhe ju u bindët atyre me pasim të verbër?"(Pra idhujtaria ndaj tyre ishte shirku në bindje, t'i bindesh krijesës në kundërshtim me Krijuesin duke mos qenë i detyruar, apo duke qenë se ti e kupton gabimin e tij në devijim, por vazhdon prapë e pason.

Secili prej nesh mund të bjerë në pasimin e verbër fetar. Për ta zhdukur këtë lloj pasimi jo më kot është vendosur si argument i tretë mbas Kuranit dhe Sunetit, Ixhmai (Unanimiteti i dijetarëve Islamë).Në Islam nuk ka delir individi e as pasim të verbër ndaj tij. Në shkencën e manaxhimit nuk ka veprim më të gabuar kur pasohet vazhdimisht individi dhe jo vendimmarrja e një grupi mendimtarësh dhe specialistesh (Shura). Sa më e gjerë të jetë konsulenca është aq më i pjekur del vendimi dhe sa më egoist të jetë vendimmarrja aq më i madh është gabimi. Historia islame e ka treguar këtë. Kur Allahu e ka kritikuar Profetin (alejhi selam) me qëllim që njerëzit të kuptojnë se ai nuk duhet adhuruar por besuar si rruga e bindjes së njerëzve për tek Zoti.
Po ashtu muslimanët kurrë nuk kanë qenë të verbër ndaj Ebu Bekrit, Umerit apo të kujtdo individi tjetër qoftë i veshur ai me pushtet fetar apo pushtet politik.

Individi si koncept i të pasuarit qorrazi nuk ekziston në Islam. Është absurde ta mendosh që muslimani duhet t'i bindet një individi të vetëm. Për këtë Islami ka sjellë rregulla dhe metodologji e cila e ndihmon bashkësinë muslimane nga të rënurit në pasimin e verbër.

Pasimi ndaj një individi të vetëm është konfigurim ideor i sekteve islame por jo i muslimanëve të vërtetë. Pasimi i verbër mund të ndodhë qoftë duke pasuar një dijetar të vërtetë por edhe duke pasuar një jodijetar.

Shenjë e këtij pasimi të verbër është dhe shprehja."S'kam ç'më duhet mua, unë pasoj imamin, teologun, hoxhën apo filan dijetar" ose veprimi i marrjes së fesë vetëm prej njërit e duke lënë të tjerët qoftë dhe me përbuzje ose neglizhencë. Kjo gjë krijon një ombrellë të imitimit të verbër tek personi dhe ai e ka të vështirë ta kuptojë këtë.

Ky imitim bëhet më i erret, kur dilema e këtij pasimi të gabuar është e madhe ose nuk është dilemë, por është shumë i qartë gabimi i të pasuarit por pasuesi fatkeqësisht e vazhdon atë.

Në realitetin ku jetojmë mosekzistenca e Islamit për rreth se më shumë se një gjysëm shekulli ka sjellë dhe difiçensa në njohuritë e tij. Prandaj njerëzit për t'u orientuar e kanë të domosdoshme ndjekjen dhe pasimin e një hoxhe. Por, në raste që mendimi fetar apo përpjekja për kryerjen e një veprimi nga një hoxhë apo imam i cili bie në kundërshtim me mendimin e shumë hoxhallarëve apo imamëve të tjerë është evidente, atëherë individi pasues nuk duhet të bëjë imitim të verbër duke thënë: ka thëne filani dhe kaq.

Njeriu duhet të jetë në kërkim të së vërtetës dhe kur ballafaqohet me të vërtetën që ai posedon në veten e tij. Duhet të jetë i sinqertë për gjetjen e saj dhe për pranimin e saj mbasi atij t'u ketë ofruar por dhe ai ta kërkojë atë.

Është e refuzuar çdo veprim i verbër ndaj një teologu nëse shumica e afirmuar e teologeve të atij vendi e kundërshtojnë këtë veprim apo ide të tij.

Është i refuzuar pasimi ndaj një teologu nëse ti mendon se ky veprim bie në kundërshtim me një rregull të Kuranit apo Sunetit apo me unanimitetin e dijetarëve muslimanë.

Është i refuzuar pasimi ndaj një teologu deri në vërtetësinë e tij kur ti mendon se ka një mendim ndryshe nga ai në rrethin e teologeve të tjerë, por për këtë nuk je akoma i qartë; atëherë detyrohesh të shkosh të konsultohesh me qellim të pastër për të pranuar të vërtetën.

Nëse dy teologë kanë një përplasje për një mendim atëherë shko dhe merr një konsultë më të gjerë mendimi nga teologë të tjerë të afirmuar.

Afirmimi i një teologu kërkon dy kushte të domosdoshme:

1. Sinqeriteti dhe Frika ndaj Zotit.

2. Profesionalizmi i tij në fushën e studiuar duke u bazuar në metodologjinë e Kuranit dhe Sunetit. Nëse është me gradë shkencore akoma më mirë.

Është pasim i verbër në momentin që shumica e teologeve bien dakord për një veprim të gabuar të një teologu tjetër dhe ti vazhdon dhe e pason atë pa e kërkuar me sinqeritet të vërtetën.

Nëse ti kërkon të vërtetën dhe të paraqiten argumentet e saj dhe nuk i bindesh asaj, por pason verbër mendimin e dikujt, se ashtu i vjen përshtat midesë, epshit apo interesave të tuja, ky është pasim i verbër.

Kjo më sipër bëhet fjalë për rastet e dilemave të paqarta, por kur gabimi është i qartë dhe bie ndesh me parimet e pastra islame dhe të qarta, atëherë pengesa për pasim është akoma më e madhe.

Pasimi për të cilin po flasim është për realitetin shqiptar të teologjisë dhe jo për realitetin e dijetarëve të mëdhenj.

Është e rëndësishme të kuptojmë se fenë e ruan Allahu por ne duhet të ruajmë vetët tona nga rënia në gabime.

Thotë Profeti (alejhi selam): "E përcjellin diturinë nga brezi në brez: të diturit e drejtë, që nuk e tolerojnë devijimin që i bëjnë asaj ekstremistët dhe nuk i tolerojnë pretendimet e kota epshore dhe e ruajnë atë prej keqinterpretimeve të injorantëve."Transmeton Bejhakiu, saktesoi Shejkh Albani.

 

Xh. Stafa

____________

Burimi i Jetës

21.09.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com