All for Joomla All for Webmasters

Në sheshin e gjykimit

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

taha108Tubimin e njerëzve për në sheshin e gjykimit, Ditën e Gjykimit, Allahu e përshkruan kështu në Kur'an:

 

"Atë Ditë, të gjithë do të pasojnë thirrjen për tubim, e askush nuk do mund të devijojë rrugë. Të gjithë zërat e njerëzve do te ulen përpara Të Mëshirshmit, e nuk do mund të dëgjosh veçse zhurmën e hapave të këmbëve..." Ta Ha, ajeti 108.

 

Le të imagjinojmë pak... gjithë njerëzimi i mbledhur drejt një sheshi të vetëm! Të heshtur, të zbathur, pa dallim mes tyre. Këto do të jenë momente vërtet shumë të vështira për krejt njerëzimin.


Ajo që të bën përshtypje në këtë ajet është se Allahu i drejtohet Vetes me emrin "Të Mëshirshmit"... edhe pse kjo është situatë ku njerezit do dridhen nga frika dhe zemrat do të rrahin fort...


Shpjegimi është se askush nuk do mund të hyjë në xhenet me aftësitë e tij, n.q.s nuk e prek mëshira e Allahut.

Zot, me mëshirën Tënde jepna xhenetin...!

 

Përgatiti: B. Kasemi

Burimi i Jetës

30.09.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com