All for Joomla All for Webmasters

Kur është dija dhe puna e rrezikuar?

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

dija dhe punaVlera e një dijeje varet nga vlera e përmbajtjes së saj dhe nga nevoja e madhe që ndihet për të. Në krye të dijeve qëndron dija që ka të bëjë me Zotin dhe ato që vijnë prej saj.

 

Kur është dija dhe puna e rrezikuar?

 

Dija është e rrezikuar kur ajo nuk pajtohet me vullnetin fetar të Allahut, që Ai do dhe pëlqen. Kjo vjen nganjëherë si pasojë e dijes së gabuar, e ndonjëherë tjetër si pasojë e dëshirës së gabuar.

 

E para ndodh kur beson se kjo apo ajo gjë është e ligjëruar dhe pëlqehet nga Allahu, ndërkohë që nuk është ashtu. Ose edhe kur e di që nuk është e ligjëruar e megjithatë beson se kjo vepër të afron me Allahun.

 

E dyta ndodh kur një vepër nuk i kushtohet Allahut dhe as botës tjetër, por i kushtohet kësaj bote dhe njerëzve të saj.

 

Këto dy fakte, që cenojnë dijen dhe punën, nuk mund të asgjësohen, vetëm se duke njohur traditën e Profetit-alejhi salatu ue selam-, që ka të bëjë me njohuritë dhe dijen në njërin krah dhe punën e cila duhet t'i përkushtohet vetëm Allahut dhe botës tjetër, në krahun tjetër.

 

Kur vepra është e mangët nga të dyja këto anë, nga kjo njohuri dhe nga kjo dëshirë, atëherë edhe dija edhe puna janë të  padobishme.

 

Marrë nga libri "El-Feuaid" të Ibn Kajimit

Burimi i Jetës

15.10.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com