All for Joomla All for Webmasters

Dhjetë gjëra janë të humbura dhe të padobishme

. Posted in ARTIKUJ. Vizita: 913

Pin It

10Dhjetë gjëra janë të humbura dhe të padobishme:

  1. Dituria e cila nuk praktikohet.
  1. Vepra që nuk është e sinqertë (për Allahun) dhe që nuk ndiqet në të Profeti (salallahu alejhi ue selem).
  1. Pasuria e cila nuk shpenzohet në këtë botë, nuk shijohet dhe as nuk sakrifikohet për botën tjetër, për ta gjetur atë atje.
  1. Zemra e zbrazur nga dashuria për Allahun, mungesa e përmallimit për Zotin dhe mosgjetja e prehjes tek Ai.
  1. Koha e pashfrytëzuar, gjatë së cilës nuk kompensohen mangësitë dhe nuk shfrytëzohen mundësitë për devotshmëri dhe afrim tek Allahu.
  1. Dashuria që nuk është e udhëzuar nga miratimi i të Dashurit (Allahut) dhe zbatimi i urdhrave të Tij.
  1. Pasiviteti në bindjen ndaj Allahut.
  1. Meditimi që vërtitet rreth gjërave të padobishme të botës tënde.
  1. Shërbimi ndaj dikujt, që nuk të afron tek Allahu dhe nuk të sjell ndonjë përfitim të dobishëm në këtë botë.
  1. Frika ndaj dikujt apo shpresa te dikush, që në fakt është krijesë në dorë të Allahut dhe që nuk zotëron për veten e tij as dëm e as dobi, as jetën, as vdekjen dhe as ringjalljen.

Më të rëndat e këtyre humbjeve janë dy, që njëkohësisht janë dhe burimi i çdo humbjeje tjetër.

Së pari: humbja e zemrës dhe së dyti: humbja e kohës.

Humbja e zemrës vjen duke i dhënë përparësi dynjasë ndaj Ahiretit, ndërsa humbja e kohës vjen si pasojë e shpresës së gjatë. Pra, e gjithë e keqja përmblidhet në ndjekjen e tekave dhe te shpresa e gjatë, ndërsa devotshmëria përmblidhet ke ndjekja e udhëzimit dhe përgatitja për takimin (me Allahun). Allahu na ruajttë!

 

Ibn Kajim, "El Feuaid", f.143.

Burimi i Jetës

17.10.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com