All for Joomla All for Webmasters

Prej detyrimeve më të mëdha

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

drejtesiDrejtësia është prej detyrimeve më të mëdha, të urdhëruara nga Allahu i Lartësuar.

 

Vetë Allahu na ka lajmëruar, se i do ata që mbajnë drejtësi.

 

Allahu na urdhëron për drejtësi dhe bamirësi.

 

“Në të vërtetë Allahu urdhëron drejtësinë, bamirësinë dhe ndihmën për të afërmit...” En-Nahl, 90.

 

Ai na urdhëron të mbajmë drejtësi, sepse Ai i do njerëzit e drejtë.

 

“Vërtetë Allahu i do ata  që veprojnë me drejtësi.” El-Huxhurat, 9.

 

Allahu na ka urdhëruar që të jemi të drejtë, kur flasim dhe kur gjykojmë.

 

 “Kur të flisni, thoni të vërtetën, qoftë edhe për të afërmit tuaj.” El-En’am, 152.

 

"Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin dhe kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejtë.” En-Nisa, 58.

 

Prandaj muslimani kujdeset që të jetë i drejtë me thëniet, gjykimet dhe në të gjitha veprat e veta, derisa drejtësia të kthehet në moral dhe shprehi për të.

 

Nderi dhe respekti që i bën Allahu i Lartësuar kësaj kategorie njerëzish në botën tjetër është: ashtu siç na ka lajmëruar i dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam-.

 

I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:

“Njerëzit e drejtë do të jenë në minbere drite, në të djathtë të Allahut të Gjithëmëshirshëm. Të dy Duart e Tij janë të djathta. Këta njerëz janë ata që mbajtën drejtësi në gjykimet e tyre, në familjet e tyre dhe në postet që morën në përgjegjësi.” Muslimi.

 

 

"Mëso fenë tënde"

Burimi i Jetës

18.10.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com