All for Joomla All for Webmasters

Nuk godet vetëm ata që bëjnë padrejtësi

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

ndeshkimAllahu i Lartësuar thotë:

“Ruhuni nga ndëshkimi (i Zotit), i Cili nuk godet vetëm ata që bëjnë padrejtësi dhe ta dini se Allahu është ndëshkues i rreptë.” El-Enfal, 25.

 

Ndëshkimi përfshin:

-atë që e bën padrejtësinë dhe të tjerët.

 

Nëse padrejtësia shtohet dhe shfaqet haptazi, ndërsa njerëzit nuk urdhërojnë njëri-tjetrin për ta ndaluar dhe për ta rregulluar atë, atëherë ndëshkimi përfshin:

-si vepruesin e padrejtësisë, ashtu edhe të tjerët.

 

Nga ky ndëshkim i Zotit duhet të ruhesh:

-duke këshilluar vazhdimisht për të mirë dhe duke ndaluar nga e keqja brenda mundësive.

 

Allahu i ndëshkon të gjithë ata që bëjnë vepra të cilat e zemërojnë Atë dhe që shpërfillin veprat të cilat e kënaqin Atë.

 

Shejhul Islam  Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë:

“Kjo sprovë nuk godet vetëm të padrejtin (zullumqarin), por godet të padrejtin dhe atë që hesht ndaj ndalimit të padrejtësisë.”

 

"Mexhmu'ul fetaua", 14/158.

Burimi i Jetës

15.11.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com