All for Joomla All for Webmasters

Obligueshmëria e pendimit dhe dobitë e tij

. Posted in ARTIKUJ. Vizita: 143

fShare
0
Pin It

pendimiAllahu i Madhëruar thotë:

وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَ الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

“Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!" Nur, 31.

I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:

"Allahu gëzohet më tepër për pendimin e robit të vet kur pendohet, sesa ndonjëri prej jush, i cili ka udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë e i humbet ajo, kurse me të është i tërë uji dhe ushqimi, e kërkon por e humb shpresën për ta gjetur, pastaj vjen nën hije të një lisi dhe nga lodhja shtrihet me shpresë të humbur dhe, duke qenë në këtë gjendje, e sheh devenë e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: 'O Zoti im! Ti je robi im, kurse unë jam zoti yt' duke u shprehur, gaboi nga gëzimi i fortë.” (Buhariu dhe Muslimi)

 

Kuptimi

-Kërkimi i faljes (pendimit) është prej veprave më të mira tek Allahu i Lartësuar dhe ajo është shkak për shpëtimin në dynja dhe ahiret.

-Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar besimtarët dhe ua ka bërë të dashur atyre kërkimin e faljes për nga gjerësia dhe të mirat që ka në të dhe për nga urtësia dhe mëshira e Tij.

-Allahu i Lartësuar gëzohet me pendimin e robit të Tij, edhe pse është i panevojshëm për të, ua pranon pendimin prej të gjitha gjynaheve sado të mëdha të jenë ato.

 

Prej dobive të pendimit

-Obligueshmëria e kërkimit të faljes tek Allahu në çdo kohë.

-Prej mirësisë së kërkimit të faljes tek Allahu është se ajo është shkak për shpëtim dhe Allahu gëzohet me të.

-Ajo vlen për të gjitha mëkatet sado të mëdha qofshin ato.

-Prej gjerësisë së mëshirës së Allahut është se, Ai ua pranon pendimin të penduarve sado të mëdha të jenë mëkatet e tyre.

 

Referenca: "Ed-durusul jeumije min esunen uel ahkamul sherijeh" 30-31.

Burimi i Jetës

14.03.2018

fShare
0
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com