All for Joomla All for Webmasters

Mos e shani erën, ethet dhe kohën!

. Posted in ARTIKUJ. Vizita: 3846

fShare
67
Pin It

eraI Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:

“Era është prej mëshirës së Allahut, e cila vjen me mëshirë ose me dënim. Kur ta shikoni atë mos e shani, por luteni Allahun t’jua sjellë me mirësi dhe kërkojini mbrojtje Allahut nga e keqja që mund të sjellë.”

Ebu Daudi me transmetim të mirë.

 

Transmetohet se i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- e ka vizituar Umu El-Musejebin dhe e ka pyetur:

Çfarë ke kështu o Umu Musejeb, që dridhesh e rënkon?

Ajo është përgjigjur: ”Ethet, mos i bekoftë Allahu!”

Atëherë i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:

“Mos i shaj ethet, sepse ato fshijnë mëkatet e bijve të Ademit, ashtu siç largon shakulla e kovaçit mbetjet e papastra të hekurit.”

Muslimi.

 

Profeti -alejhi salatu ue selam- ka thënë:

“Allahu i Lartësuar ka thënë: 'Më lëndon Mua biri i Ademit kur e shan kohën e Unë jam koha. Në dorën time është e gjithë çështja, i këmbej natën dhe ditën'.” Buhariu dhe Muslimi.

 

Nuk lejohet të shahet, era, ethet dhe koha, sepse të gjitha janë nga krijesat e Allahut të Lartësuar dhe Ai bën me to çfarë të dojë. Ato nuk kanë ndikim vetvetiu, por vetëm me urdhrin e Allahut të Madhëruar, prandaj sharja e tyre kthehet tek Zoti i Cili vepron dhe i rregullon çështjet nëpërmjet tyre.

 

Sharja e këtyre që u përmendën më lart vjen zakonisht nga mungesa e durimit dhe nga bindja e dobët. Kjo gjë mund ta çojë njeriun në zemërimin e ndaluar.

 

Nëse njeriu shikon tek këto gjëra diçka që e shqetëson, atëherë ai duhet të kthehet me pendim tek Allahu i Madhëruar që i ka vënë ato në veprim. Le t’i lutet Allahut të Madhëruar për mirësitë e tyre dhe t’i kërkojë mbrojtje nga e keqja e tyre!

 

"Mëso fenë tënde"

Burimi i Jetës

25.03.2018

fShare
67
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com