All for Joomla All for Webmasters

Besimtari ndien përgjegjësi për amanetin që merr përsipër

. Posted in ARTIKUJ. Vizita: 735

fShare
9
Pin It

pergjegjesiShërbimi dhe dobia e muslimanit nuk mbetet vetëm midis njerëzve, por ajo arrin edhe tek kafshët.

Një gjë e tillë e shohin në thënien e njohur të Omer ibn Hatabit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij-:

“Nëse një mushkë rrëzohet në Irak, unë besoj se Allahu ka për të më pyetur për të: ”Përse o Omer, nuk ia ke shtruar asaj rrugën.”

 

Çfarë kuptojmë prej kësaj?

Kjo ndjenjë është rezultat i besimit në Allahun dhe në Ditën e Fundit.

Ajo tregon shqetësim ndaj peshës së pasojave dhe ndaj amanetit të madh.

Ky amanet i madh, të cilin pranoi ta mbartë njeriu, ndërsa qiejt, tokat dhe malet qëndruan të frikësuar përpara pranimit të tij, e vë besimtarin përpara përgjegjësisë.

Besimtari e di se ka për t’u vënë përpara përgjegjësisë, ka për t’u marrë në llogari dhe ka për t’u shpërblyer për çdo vepër e madhe apo të vogël.

Nëse veprat kanë qenë të mira, do të shpërblehen me të mira dhe nëse kanë qenë të këqija do të ndëshkohen me të këqija."

 

"Shenjat e Kiametit"

Burimi i Jetës

27.03.2018

fShare
9
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com