All for Joomla All for Webmasters

Prej helmeve të zemrës

. Posted in ARTIKUJ. Vizita: 1666

fShare
12
Pin It

shigjete e helmuarPrej helmeve të zemrës është teprimi në shikim. Me teprim në shikim e kemi fjalën për shikimin e gjërave të ndaluara. Teprimi në shikim shkakton pëlqimin e një gjëje, gdhendjen e asaj pamjeje në zemrën e këtij shikuesi, prandaj dhe i shkakton disa probleme në zemër, e prej tyre janë:

 

-Shikimi është shigjetë e helmuar, prandaj ai që e ul shikimin e vet, Allahu i dhuron një ëmbëlsi në zemër, të cilën e ndien deri në Ditën e Kiametit.

 

-Me këtë shikim depërton shejtani sepse:

-ai depërton më shpejt sesa ajri në vendin bosh për t’ia stolisur këtë pamje që ai ka parë,

-ia shndërron në idhull drejt të cilit qëndron zemra e tij,

-pastaj i premton dhe i jep shpresa,

-e ndez në zemrën e tij zjarrin e epshit,

-i shton drunjtë e gjynaheve, tek të cilat nuk do të kishte arritur, po të mos ishte ajo pamje.

 

-E angazhon zemrën:

- e bën të harrojë interesin e vet,

- bëhet pengesë mes tij dhe zemrës së vet,

- e lë pa kujdes dhe bie në pasimin e epshit, duke u bërë i shkujdesur.

 

Allahu i Lartësuar thotë:

“...dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, sepse puna e tij ka mbaruar.” Kehf, 28.

 

"Mëso fenë tënde"

Burimi i Jetës

31.03.2018

fShare
12
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com