All for Joomla All for Webmasters

Disa prej shkaqeve të zemërgjerësisë

. Posted in ARTIKUJ. Vizita: 860

fShare
14
Pin It

zemergjeresi

Shkaku më i madh për zemërgjerësinë është Teuhidi (Njëshmëria e Allahut). Sa posedon njeriu nga ai, aq e ka edhe gjoksin më të gjerë.

Allahu i Lartësuar thotë:

“ أَفَمَن شَرَحَ اللَّهُ صَدْرَهُ لِلْإِسْلَامِ فَهُوَ عَلَىٰ نُورٍ مِّن رَّبِّهِ ..."

“Atij që Allahu ia ka zgjeruar kraharorin për besimin islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet...” Suretu Zumer, 22.

Gjithashtu i Lartësuari ka thënë:

“ فَمَن يُرِدِ اللَّهُ أَن يَهْدِيَهُ يَشْرَحْ صَدْرَهُ لِلْإِسْلَامِ ۖ وَمَن يُرِدْ أَن يُضِلَّهُ يَجْعَلْ صَدْرَهُ ضَيِّقًا حَرَجًا كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِي السَّمَاءِ"

“Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiej” Suretu En’am, 125.

 

Prej shkaqeve të zemërgjerësisë janë:

 

-Drita e imanit (besimit) të cilën Allahu i Lartësuar e fut në zemër. Transmetohet se i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:

“Kur drita të futet në zemër, ajo vetëm se shndërrohet (zgjerohet)...”

 

-Dituria... por, jo çdo dituri, vetëm ajo që është trashëguar nga i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam!

 

-Kthimi tek Allahu i Madhëruar dhe dashuria ndaj Tij me gjithë zemër. Dashuria ka ndikim të çuditshëm në zemërgjerësinë dhe bukurinë e shpirtit. Sa më e fortë të jetë dashuria, aq më e madhe do të jetë zemërgjerësia.

 

-Përmendja e vazhdueshme e Allahut, kjo ka ndikim të madh në zemërgjerësinë.

 

-Bamirësia dhe ndihmesa e krijesave, me pasuri e me mënyra të tjera.

 

-Pastrimi i zemrës nga të gjitha cilësitë e këqija, e kjo është prej shkaqeve më të rëndësishme.

 

-Braktisja e bisedave të tepërta, shikimit, dëgjimit, përzierjes me njerëzit, ushqimit, pijes, fjetjes së tepërt."

 

Ibn Kajim në "Zadul Mead fi Hedji Khajrul Ibad"

Burimi i Jetës

04.04.2018

fShare
14
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com