All for Joomla All for Webmasters

Që pendimi të jetë i sinqertë

. Posted in ARTIKUJ. Vizita: 1282

fShare
17
Pin It

pendimiProfeti -alejhi salatu ue selam- ka thënë:"

"كل ابن آدم خطاء، وخير الخطَّائين التوّابون"

"Çdo bir i Ademit është gabimtar, dhe më i miri i gabimtarëve është ai që pendohet." (Termidhiu)

Allahu i Lartësuar thotë:

"يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَصُوحًا عَسَىٰ رَبُّكُمْ أَنْ يُكَفِّرَ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ يَوْمَ لَا يُخْزِي اللَّهُ النَّبِيَّ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ ۖ نُورُهُمْ يَسْعَىٰ بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَانِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا أَتْمِمْ لَنَا نُورَنَا وَاغْفِرْ لَنَا ۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ"

"O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpjerë në xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj, ditën kur Allahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna ne. Vërtetë, Ti je i Plotfuqishëm për çdo send.” (Et-Tahrim, 8)

Kjo është një thirrje prej Allahut të Lartësuar për secilin mëkatar, gjynahqar, që t’i drejtohen Allahut me sinqeritet, dhe të kërkojnë nga i Gjithëmëshirshmi faljen e gjynaheve dhe pastrim prej tyre. Këtë thirrje Allahu ua drejtoi robërve të Vet që i besuan, me fjalën:

"يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَصُوحًا"

“O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë.”

Një thirrje në të cilën Allahu dëshiron që t’i falë robërit e Tij nga çdo mëkat e gabim që kanë bërë, me qëllim apo pa qëllim.

 

Që pendimi të jetë i sinqertë, ka disa kushte:

1. Sinqeriteti ndaj Allahut të Lartësuar.

Profeti -alejhi salatu ue selam- ka thënë:

"Vërtet, veprat shpërblehen sipas qëllimit.” (Buhariu dhe Muslimi).

2. Kërkimi i faljes për gjynahun e bërë.

3. Largimi dhe moskthimi më në atë gjynah.

4. Keqardhja për gjynahun e bërë.

5. Pendimi në kohën e caktuar.

Pendimi të bëhet, para kohës në të cilën nuk pranohet ai:

para se të vijë shpirti në gargarah (në momentin e fundit të daljes së tij) dhe para se të lindë Dielli kah Perëndimi.

 

"Mëso fenë tënde"

Burimi i Jetës

05.04.2018

fShare
17
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com