All for Joomla All for Webmasters

Padrejtësia dhe llojet e saj

. Posted in ARTIKUJ. Vizita: 1433

fShare
15
Pin It

padrejtesiaPadrejtësia në origjinë është: “Vendosja e një gjëje jo në vendin e duhur.”

 

Llojet e padrejtësisë:

 

E para: padrejtësia e robit ndaj Zotit të tij, e cila ndodh kur njeriu mohon Allahun e Madhëruar, ose kur ia përkushton adhurimin apo një pjesë të tij dikujt tjetër përveç Allahut, pra kur bën shirk.

إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ

“Vërtet, shirku është padrejtësi e madhe.” (Lukman, 13.)

وَالْكَافِرُونَ هُمُ الظَّالِمُونَ

“Jobesimtarët janë mizorët e padrejtë.” (El Bekare, 254.)

 

E dyta: padrejtësia ndaj vetvetes, e cila ndodh kur njeriu nuk i jep hakun vetes së tij, apo kur i bën vetes padrejtësi me gjynahe. Prandaj, mëkatari kur i bën padrejtësi vetes, ai e paraqit veten e tij përballë ndëshkimit, ndërsa detyra e tij është që ta ruajë veten dhe të kujdeset për të.

 

E treta: padrejtësia ndaj të tjerëve, duke i lënduar ata në nder, në trup apo në pasuri.

I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam ka thënë:

“Kush i ka bërë padrejtësi vëllait të vet, duke i cenuar nderin apo ndonjë gjë tjetër, le t’i kërkojë falje atij sot, para se të vijë dita kur nuk bën dobi dinari as dërhemi! Në atë ditë, nëse ka vepra të mira, i kalohen tjetrit aq sa ka qenë masa e padrejtësisë; nëse nuk ka vepra të mira, veprat e këqija të tjetrit i kalojnë atij (që bëri padrejtësi).” ( Bejhekiu në “Es-Sunenul -Kubra)

Muslimani nuk i bën padrejtësi askujt dhe nuk pranon t'i bëhet padrejtësi nga askush.

Këto tre lloje të padrejtësisë janë të ndaluara në Kuran dhe në Sunet.

Allahu i Lartësuar thotë:

لَا تَظْلِمُونَ وَلَا تُظْلَمُونَ

“As nuk i bën kujt padrejtësi e as nuk ju bëhet padrejtësi.” (El Bekare, 279.)

وَمَن يَظْلِم مِّنكُمْ نُذِقْهُ عَذَابًا كَبِيرًا

“E kujtdo që bën padrejtësi prej jush, Ne do t’i japim të përjetojë një dënim të madh.” (El Furkan, 19.)

 

“Ruajuni padrejtësisë, sepse padrejtësia do të jetë errësirë në Ditën e Gjykimit.”

"Ruajuni lutjes së atij që i keni bërë padrejtësi, sepse midis saj dhe Allahut nuk ka pengesë.” (Buhariu)

 

Përmblodhi: Suzana Kuburi

Burimi i Jetës

06.04.2018

fShare
15
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com