All for Joomla All for Webmasters

Nëse të frikëson, ti bëhu i qëndrueshëm!

. Posted in ARTIKUJ. Vizita: 1014

fShare
11
Pin It

mos u frikesoNëse shejtani të frikëson me varfëri, përgjigju se furnizimi është nga Allahu.

" وَمَا مِنْ دَابَّةٍ فِي الْأَرْضِ إِلَّا عَلَى اللَّهِ رِزْقُهَا"

"Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë, që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj...."(Hud, 6)

 

Nëse shejtani të frikëson me vdekje, përgjigju se momenti i vdekjes është i shënuar tek Allahu.

"فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ لَا يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً ۖ وَلَا يَسْتَقْدِمُونَ"

"....e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta shpejtojnë." (En-Nehl: 61)

 

Nëse shejtani ta humb shpresën për Xhenet, atëherë kujto faljen nga Allahu i Lartësuar:

"فإن اللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ"

"...ta dini se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë." (El-Bekare: 226)

 

Nëse shejtani për shkak të mëkateve të tua, ta humb shpresën që të mbrohesh nga Xhehenemi, atëherë kujto mirësitë e Allahut të Lartësuar!

 

Nëse shejtani ta humb shpresën për tu shëruar, atëherë kujto mëshirën e Allahut!

 

Nëse shejtani ta humb shpresën për fundin e sprovave dhe të vështirësive, atëherë kujto premtimin e Allahut të Madhëruar!

 

Burimi i Jetës

30.06.2018

fShare
11
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com