All for Joomla All for Webmasters

Dashuria për besimtarët dhe dijetarët

. Posted in ARTIKUJ. Vizita: 900

fShare
8
Pin It

dashuria per dijetaretImam Tahauiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Dijetarët e brezave të parë dhe pasuesit e tyre, qofshin ata në shkencat e hadithit dhe të transmetimeve apo në shkencat e fikhut dhe ato racionale, duhen përmendur vetëm për mirë. Kush flet keq për ta, nuk është në rrugën e drejtë”.

 

Koment

Allahu i Lartësuar ka thënë:

 وَمَنْ يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِنْ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَىٰ وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّىٰ وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ ۖ وَسَاءَتْ مَصِيرًا

“Këdo që e kundërshton të dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit. Sa vendbanim i keq që është ai.” En-Nisa, 115.

 

- Kjo do të thotë se çdo musliman e ka për detyrë që të jetë besnik jo vetëm ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, por edhe ndaj besimtarëve, siç ka pohuar Kurani.

 

Në mënyrë të veçantë besnikëria është për trashëgimtarët e profetëve, për ata të cilët Allahu i ka bërë si yje që udhëzojnë njerëzit në errësirat e detit dhe të tokës, pra, për dijetarët e pranuar nga të gjithë muslimanët për devotshmërinë dhe diturinë e tyre.

 

Dijetarët muslimanë janë trashëgimtarët e vërtetë të profetëve, sepse në bashkësinë fetare para dërgimit të Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dijetarët e fesë kanë qenë (kryesisht) pjesa më e keqe e bashkësisë, ndërsa te muslimanët dijetarët janë pjesa më e mirë e tyre.

 

Ata janë mëkëmbësit e Profetit, alejhi salatu ue selam, në umetin e tij dhe rikthejnë në jetë traditat e tij të harruara.

Libri i Allahut mbahet lart nëpërmjet tyre dhe ata ecin sipas tij.

Libri i Allahut flet nëpërmjet tyre dhe ata flasin sipas tij.

Të gjithë dijetarët pajtohen plotësisht midis tyre për domosdoshmërinë e ndjekjes së Sunetit të Profetit, alejhi salatu ue selam.

Për rrjedhojë, në qoftë se ndonjëri prej tyre ka thënë diçka që bie ndesh me ndonjë hadith, ky veprim mund të jetë bërë për njërën nga këto tri arsye:

 

— e para, mund të ketë dyshuar në autenticitetin e hadithit;

— e dyta, mund të ketë besuar se hadithi ka pasur qëllim të ndryshëm nga ai ç’duket në të vërtetë;

— e treta, mund të ketë besuar se dispozita e përcjellë prej hadithit ka qenë e shfuqizuar.

 

Prandaj, ne duhet t’u jemi mirënjohës dijetarëve të brezave të parë për shkak të parësisë së tyre dhe për shkak se na kanë përcjellë mësimet e Profetit, alejhi salatu ue selam, dhe na kanë shpjeguar ato që nuk mund t’i kuptonim vetë. Allahu qoftë i kënaqur me ta dhe i bëftë të kënaqur!

Allahu i Lartësuar thotë:

 وَالَّذِينَ جَاءُوا مِنْ بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ

“O Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” El-Hashr, 10.

 

Referenca: "Koment i Besimit të Tahauiut" f. 519-520.

Burimi i Jetës

28.07.2018

fShare
8
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com