All for Joomla All for Webmasters

Adhurimi i shumtë

. Posted in ARTIKUJ. Vizita: 881

fShare
11
Pin It

ibadet i shumteFryti i diturisë është vepra, sepse vepra nxitet nga dija e nxënë. Me shtimin e veprave të mira arrihet kënaqësia në këtë jetë. Mirëpo, kuptoje se adhurimet e shumta janë argument për sinqeritetin që posedon njeriu, në fakt, sipas furnizimit me këto rriten edhe gradat në xhenet.

Njerëzit me vlerë janë shembulli më i mirë në adhurimin e shumtë.

Ibrahimin alejhi selam e lavdëroi Allahu i Lartësuar për adhurimin e shumtë që bënte ndaj Tij, e tha:

“Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë prijës shembullor (me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut, me besimin monoteist…” En-Nahl, 120.

Daudi alejhi selam agjëronte një ditë dhe e prishte ditën tjetër, flinte gjysmën e natës dhe falej një të tretën e saj.

Allahu e lavdëroi edhe Zekerijan bashkë me gruan e tij dhe Jahjanë duke thënë:

“Ne iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam Jahjanë duke ia bërë gruan të aftë (për lindje). Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë e ishin të përulur ndaj Nesh.” El-Enbija, 90.

Selefët (të parët tanë të mirë) e këtij umeti bënin adhurim të shumtë.

Ibën Kajimi ka thënë: “Njëherë isha i pranishëm tek Shejkhul Islam, Ibën Tejmije, dhe pasi e fali namazin e sabahut u ul e përmendi Allahun deri afër mesditës, pastaj u kthye nga unë, e më tha: “Ky është ushqimi im i mëngjesit, të mos e ha këtë ushqim, atëherë më bie fuqia.” "El uabil Es-sajb", f. 93.

Tani, Ibën Tejmije tregon për veten e tij, e thotë: “Kur mendohem për ndonjë çështje apo diçka të ndërlikuar, i kërkoj falje Allahut njëmijë herë apo më shumë, apo më pak, derisa mua të më hapet kraharori dhe të shuhet dyshimi im.”

Pastaj vazhdon dhe thotë: “Gjatë kësaj kohe jam në treg apo në xhami, apo në shkollë, por nuk më pengon kjo nga përmendja e Allahut dhe kërkimi i faljes prej Tij derisa ta arrij atë që kërkoj.” "El ukud Ed-durrije" i Ibën Abdul Hadi, f. 7.

Ibën Kethiri, në lidhje me Ibën Kajimin ka thënë: “Nuk njoh nga dijetarët e kohës sonë me më shumë adhurim se ai. Ai kishte një metodë të veçantë në namaz: e zgjaste namazin, rukunë dhe sexheden, dhe për këtë, ndonjëherë e qortonin shumë prej shokëve të tij, por ai as që ua vinte veshin dhe nuk hiqte dorë nga kjo." "El bidaje uen-nihaje", 18/523.

Adhurimi është dritë që hidhet në zemër, andaj shtoje adhurimin dhe përuljen ndaj Allahut, se adhurimi është ndihma më e mirë në realizimin e objektivave. Për këtë, duhet ta shtosh përmendjen e Allahut, leximin e Kuranit dhe namazin në errësirën e natës, sepse kur zemra do të pastrohet, atëherë ndikon, e nëse ndotet, dëmton.

 

Abdul-Muhsin ibën Muhamed ibën Abdur-Rahman el Kasim

Burimi i Jetës

30.07.2018

fShare
11
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com