All for Joomla All for Webmasters

Dhjetë mënyra për të parandaluar dënimin

. Posted in ARTIKUJ. Vizita: 834

fShare
10
Pin It

10Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë se një besimtar mund të parandalojë dënimin e mëkatit që ai ka kryer, nëse ndodhet në një nga dhjetë gjendjet e mëposhtme:

1. Pendimi i sinqertë, në mënyrë që Allahu ta falë, sepse ai që sinqerisht pendohet nga një mëkat është si ai i cili kurrë nuk e ka kryer atë.

2. Kërkimi i faljes nga Allahu, kështu që Allahu mund ta falë.

3. Kryerja e veprave të virtytshme të cilat do t'ia shlyenin mëkatin.

Allahu thotë:

 وَأَقِمِ الصَّلَاةَ طَرَفَيِ النَّهَارِ وَزُلَفًا مِنَ اللَّيْلِ ۚ إِنَّ الْحَسَنَاتِ يُذْهِبْنَ السَّيِّئَاتِ ۚ ذَٰلِكَ ذِكْرَىٰ لِلذَّاكِرِينَ 

"Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S'ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat." Hud, 114.

4. Vëllezërit e tij (në islam) luten për faljen e tij.

5. Disa nga vëllezërit e tij ua (ofrojnë) dedikojnë atij shpërblimin (sevapin) e ndonjë vepre të mirë që ata kryejnë.

6. Profeti, alejhi salatu ue selam, ndërmjetëson për të tek Allahu, për të mos e ndëshkuar atë.

7. Allahu e vë atë në sprova në këtë jetë, qoftë në pasurinë, shëndetin, fëmijët ose familjen e tij.

8. Allahu e vendos atë në sprovat e varrit.

9. Allahu e vë atë mes provave dhe tmerreve në Ditën e Ringjalljes.

10. Allahu e fal atë me Mëshirën e Tij.

Kujtdo që i mungojnë të gjitha këto dhjetë gjendje të mos fajësojë askënd, përveç vetes.

Allahu i Lartësuar thotë në një hadith Kudsi:

"O robërit e Mi, ato janë veprat tuaja që ua llogaris pastaj ju shpërblej. Ai që i gjen ato të mira le ta falënderojë Allahun e kush gjen diçka tjetër le të mos e qortojë askënd veç vetes." Muslimi.

 

"Mëso fenë tënde"

Burimi i Jetës

31.07.2018

fShare
10
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com