All for Joomla All for Webmasters

E bukura e hallallit

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

halal haramNuk të është ndaluar diçka e mos ta ketë zëvendësuar atë (haramin) me diçka më të mirë.

Këtë e sqaron Ibn Kajimi -Allahu e mëshiroftë!- kur thotë:

"Allahu i Lartësuar e ka ndaluar fallin, por e ka zëvendësuar me istiharen (që njeriu t'i kërkojë Allahut ta udhëzojë gjatë përzgjedhjes ndërmjet dy vendime të kundërta).

Ai e ka ndaluar kamatën, por e ka zëvendësuar me tregtinë fitimprurëse.

E ka ndaluar bixhozin, por e ka zëvendësuar me gara të dobishme për fenë, si: garat me kuaj, garat me deve ose garat me shigjeta, etj.

Allahu ua ka ndaluar meshkujve veshjen e mëndafshit, por u ka dhënë veshje zbukuruese prej leshi, linoje dhe pambuku.

E ka ndaluar zinanë (imoralitetin), shfrenimin, homoseksualizmin, por ka lejuar martesën ligjore.

I ka ndaluar pijet dehëse që njerëzit të kënaqen dhe të dëfrehen me pije të tjera që janë të dobishme për trupin dhe mendjen e tyre.

Ua ka ndaluar njerëzve edhe ushqimin e papastër, por u ka dhënë ushqime të tjera të dobishme, të shijshme dhe të këndshme.

Kur vështrojmë parimet islame në tërësi, kuptojmë se në qoftë se Allahu e përkufizon përzgjedhjen për robërit e Tij në disa gjëra, Ai në raste të tjera u afron zgjedhje më të gjerë dhe mundësi më të shumta.

Allahu me siguri nuk dëshiron që njerëzve t’ua bëjë jetën të mjerë, të rëndë dhe të kufizuar. Përkundrazi, Ai dëshiron që t’ua lehtësojë, t’i udhëzojë dhe t’u japë mëshirë, ashtu siç ka thënë:

“Allahu dëshiron që t’ju sqarojë, t’ju udhëzojë në rrugën e të dërguarve të mëparshëm dhe t’jua pranojë pendimet tuaja. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.

Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga rruga e drejtë.

Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë(dispozitat) pasi njeriu është i krijuar si një qënie e pafuqishme.” (En-Nisa, 26-28)

 

Nga: "Mëso fenë tënde"

Burimi i Jetës

27.07.2019

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com