All for Joomla All for Webmasters

Vlera e muajit të Allahut Muharem

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

muharremTransmetohet nga Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:

 

"Agjërimi më me vlerë pas muajit të Ramazanit është agjërimi i muajit të Allahut, Muharem." (Sahihul Muslim)

 

Ibn Rexhepi thotë:

"I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- e ka cilësuar muajin Muharem si muaji i Allahut. Ky cilësim tregon për vlerat dhe vendin e lartë të këtij muaji, sepse Allahu i atribuon Vetes së Tij vetëm krijesat më të veçanta."

 

Dita e dhjetë e muajit Muharem, e cila quhet dita e Ashures, është një ditë e begatë dhe e rëndësishme.

Kjo ditë gëzon përkushtim që në kohët e lashta.

Allahu në këtë ditë shpëtoi Musain bashkë me popullin e tij dhe e mbyti Faraonin me gjithë ushtrinë e tij.

Musai -alejhi selam- e ka agjëruar këtë ditë në shenjë falënderimi ndaj Allahut.

Kurejshitët në kohën e injorancës e kanë agjëruar këtë ditë.

Këtë ditë e kanë agjëruar edhe jehudët.

Sipas mendimit të shumicës së dijetarëve agjërimi i kësaj dite ka qenë i detyrueshëm për muslimanët, përpara se të bëhej detyrë agjërimi i muajit Ramazan.

Pas detyrimit të agjërimit të muajit Ramazan, agjërimi i kësaj dite u shndërrua në agjërim të pëlqyeshëm dhe jo të detyrueshëm

Në të dy sahihet e Buhariut dhe Muslimit transmetohet se Aisha -Allahu qoftë i kënaqur prej saj- ka thënë:

"Kurejshitët e agjëronin ditën e ashures në kohën e injorancës edhe i Dërguari i Allahut e agjëronte këtë ditë. Ai vazhdoi ta agjëronte atë ditë edhe kur emigroi në Medine.

Gjithashtu ai i urdhëroi edhe të tjerët ta agjëronin këtë ditë.

Kur agjërimi i muajit Ramazan u bë detyrim, ai -alejhi salatu ue selam- tha: "Kush dëshiron le ta agjërojë, e kush dëshiron le ta lërë agjërimin e kësaj dite.

Transmetohet nga Ibn Abasi se i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- kur erdhi në Medine, i gjeti çifutët që agjëronin ditën e Ashures. I Dërguari i Allahut u tha: "Përse e agjëroni këtë ditë?" Ata u përgjigjën: "Kjo është një ditë madhështore. Allahu në këtë ditë ka shpëtuar Musain bashkë me popullin e tij dhe ka mbytur në të Faraonin bashkë me ushtrinë e tij. Musai e agjëroi këtë ditë në shenjë falënderimi ndaj Allahut, kështu që edhe ne e agjërojmë pas tij. I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam -tha: "Musai na takon neve, më shumë sesa juve."

Më pas i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- e agjëroi këtë ditë dhe urdhëroi edhe të tjerët ta agjëronin atë." (Buhariu dhe Muslimi)

 

Agjërimi i kësaj dite ka vlera të mëdha

Transmetohet nga Ebi Katade Ensariu se i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- është pyetur për agjërimin e ditës së Ashures dhe ka thënë:

"Agjërimi i kësaj dite fshin gjynahet e gjithë vitit të kaluar." ( Muslimi)

Një grup dijetarësh kanë thënë:

"Bashkë me ditën e dhjetë është e pëlqyeshme të agjërohet edhe dita e nëntë, sepse i Dërguari i Allahut ka agjëruar ditën e dhjetë dhe vendosi që vitin e ardhshëm të agjëronte edhe ditën e nëntë."

Neueuiu thotë:

"Agjërimi i ditës së nëntë bashkë me ditën e dhjetë, ndoshta është ligjëruar për të kundërshtuar çifutët të cilët agjërojnë vetëm ditën e dhjetë."

Marrë nga: "Shpjegimi i Sahihul Muslim", Neueuiu 8/12-13.

 

Burimi i Jetës

02.09.2019

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com