All for Joomla All for Webmasters

Shembulli profetik për përfituesit e sadakasë

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

sepateSadakaja është vepër e mirë kur shkon në vendin e duhur. Sadakaja që nxit njerëzit për të shtuar ankesat dhe për të braktisur punën dhe përpjekjet për të fituar rrizkun nuk është e dobishme, madje e dëmshme.

Përcillet nga Abdullah bin Amr se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Nuk i lejohet sadakaja të pasurit dhe as atij që është i fuqishëm e me shëndet të plotë.”


Musned, 2036, Ebu Daudi, Tirmidhiu etj., Albani në "Sahih el Xhami'ë", 7128.

Dy burra shkuan tek Profeti alejhi selam të kërkonin sadaka. Profeti alejhi selam ju hodhi një shikim dhe pa se ata ishin të fuqishëm dhe ju tha: “Nëse dëshironi unë ju jap, por ajo (zekati) nuk i takon atij që është i fuqishëm dhe që është i aftë të fitojë rrizkun.” Musnedi 4/224, Suneni 5/99, 100.

 

Zgjidhja profetike

 

  1. Ofrimi i kapitalit


Përcillet nga Enes bin Malik se një burrë i varfër nga ensarët erdhi të lypte tek i Dërguari i Allahut alejhi selam. Profeti alejhi selam i tha: "A ke diçka në shtëpi?!”

Burri tha:"Po, kam një mbulesë që një pjesë e veshim dhe një pjesë e shtrojmë dhe një enë për të pirë ujë.”

Profeti alejhi selam tha:"M'i sill ato!"


Burri i solli dhe Profeti alejhi selam i mori me dorën e vet dhe tha:"Kush dëshiron t’i blejë këto?!"


Një burrë tha:"I blej unë me një dërhem."


Profeti alejhi selam tha dy tri herë: "Kush jep më shumë se një derhem?"


Një burrë tha: "I marr unë dy dërhem."

Profeti alejhi selam ia dha burrit dhe mori dy dërhemët, pastaj ia dha ato ensariut.

 

  1. Ndarja e kapitalit për nevoja dhe për investim në mjete pune.

Profeti alejhi selam i tha ensariut:

"Merre një dërhem, blej ushqim dhe dërgoja familjes dhe me tjetrin bli një sëpatë dhe ma sill mua."

 

  1. Kapitali të plotësohet nëse është i pamjaftueshëm.

Kur burri erdhi dhe solli sëpatën, Profeti alejhi selam kishte punuar me duart e veta bishtin e drurit, pastaj i tha:

”Shko dhe pri dru dhe mos të të shoh për 15 ditë.”

Burri shkoi të priste dru dhe të shiste. Ai mblodhi dhjetë dërhem. Profeti alejhi selam tha:

"Me një pjesë bli ushqim dhe me pjesën tjetër bli një rrobë.” Pastaj iu drejtua burrit:

“Kjo është më e mirë për ty se sa të lypësh dhe të mbash një pikë të zezë ne fytyrë Ditën e Gjykimit. Lypja nuk vlen veçse për atë që vuan nga varfëria e thellë, që ka një borxh që e bën me turp ose për atë që ka mbajtur përsipër shpagimin e një gjaku.” Ahmedi, 3/114, 127, Albani në Sahih el Xhamiu, 7842.


Shkroi Genc Plumbi

Burimi i Jetës

01.02.2020

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com