All for Joomla All for Webmasters

Besimtari mes frikës dhe shpresës

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

frika dhe shpresaE para: Allahu i Lartesuar ne shume vende ne Kuran ka permendur prane njera-tjetres friken dhe shpresen.

  1. "Me te vertete ata, nxitonin per vepra te mira dhe Na luteshin, me shprese dhe frike dhe ishin te perulur ndaj Nesh". El-Enbija: 90
  2. "Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit te tyre me frike e shprese..." Es-Sexhde: 16

E dyta: Dijeni se bashkimi mes frikes dhe shpreses ju mundeson berjen e veprave te mira dhe pendimin nga mekatet dhe te keqijat. (Shejh Salih El-Feuzani, Allahu e ruajtte!).

E treta: Frika prej denimit te Allahut, me te vertetet denimi i Tij eshte i ashper, eshte prej llojeve te adhurimit dhe shpresa ne shperblimin e Tij eshte lloj tjeter i adhurimit. (Shejh Salih El-Feuzani, Allahu e ruajtte!).

E katerta: Besimtari e adhuron Zotin e tij me dashuri, frike dhe shprese. Mos te mbizoteroje mbi te me shume frika sic veprojne havarixhet dhe as te mbizoteroje me shume te ai shpresa, sic veprojne murxhite qe i lene veprat. (Shejh Salih El-Feuzani, Allahu e ruajtte!)

Dikush prej selefeve ka thene: "Kush e adhuron Allahun vetem me dashuri ai eshte zindik. Kush e adhuron vetem me frike ai eshte havarixh. Kush e adhuron vetem me shprese ai eshte murxhi. Ndersa kush e adhuron me dashuri, frike dhe shprese ai eshte besimtare njesues".

E pesta: Bashkimi mes frikes dhe shpreses eshte dhe rruga e profeteve. Allahu thote: "Me te vertete ata, nxitonin per vepra te mira dhe Na luteshin, me shprese dhe frike dhe ishin te perulur ndaj Nesh". El-Enbija: 90 (Shejh Salih El-Feuzani, Allahu e ruajtte!).

E gjashta: Frika ndaj Allahut te Lartesuar eshte shkak qe t'i afrohesh me shume Atij. Ebu Hafsa Umer En-Nesajburi (Allahu e meshirofte!): "Cdo gje prej te ciles frikesohesh, ti largohesh prej saj, pervec Allahut te Lartesuar. Ti kur i frikesohesh Atij, shkon drejt Tij".

Allahu thote: "Andaj, ikni (prej denimit) drejt (shperblimit te) Allahut". Edh-Dharijat: 50

Ibrahim bin Sufjan ka thene: "Nese frika ze vend ne zemrat e njerezve, ajo i djeg epshet prej tyre dhe e largon dynjane prej tyre".

E shtata: Frika e vertete eshte ajo qe te ndalon nga gjerat qe Allahu ka ndaluar. Dijetari i Islamit Iben Tejmije (Allahu e meshirofte!) ka thene: "Frika e lavderuar eshte ajo qe te pengon nga ajo qe te ka ndaluar Allahun".

E teta: Dijetaret jane dakortesuar se shpresa nuk saktesohet vetem se duke u shoqeruar me vepra.

E nënta: Imam Iben El-Kajjimi (Allahu e meshirofte!): "Zemra ne udhetimin e saj drejt Allahut te Lartesuar eshte si shembulli i zogut: dashuria eshte koka e tij, ndersa frika dhe shpresa jane dy krahet e tij. Nese koka dhe krahet jane ne rregull, atehere dhe fluturimi i zogut eshte ne rregull. Kur keputet koka, zogu ngordh dhe kur humbet krahet, ai eshte objekt (synimi) i cdo gjahtari (e grabtiqari)".

E dhjeta: Kerkohet nga besimtari qe kur eshte i semure te mbizoteroje te ai shprese dhe mendimi i mire per Allahun dhe kur eshte i shendetshem te mbizoteroje tek ai frika ndaj Allahut, ne menyre qe te jete aktiv ne berjen e veprave te mira dhe largimi nga ndalesat. (Shejh Iben Bazi, Allahu e meshirofte!)

E njëmbëdhjeta: Muslimani pergjate jetes se tij -ne te mire dhe ne te keqe- duhet te udhehiqet nga besimi ne Allahun (dhe cka perfshin ky besim prej ceshtjeve madhore) duke e rrezatuar kete besim ne lidhjen me Zotin e Tij. Te jete nxites dhe inkurajues per njerezit duke mbjellur ne zemrat e tyre dashurine, shpresen, friken dhe mendimin e mire per Allahun.

E dymbëdhjeta: Nuk i takon muslimanit qe ne veshtiresi dhe fatkeqesi, sic eshte rasti i coronavirus, te bjere ne pesimizem dhe i mberthyer nga ankthi.

Ku është forca e besimit?

Ku eshte bindja e patundur se cdo gje ndodh me paracaktimin e Allahut? Abdullah bin Abbasi radijAllahu anhu ka thene: "Dije, se cdo gje eshte me kader. Madje dhe kur vendos doren ne faqen tende".

Ku eshte shpresa dhe mendimi i mire per Allahun?

Ku eshte ajo dituri qe ke tubuar gjithe kete kohe, pse s'e ben ure-lidhese me Zotin tend duke e perforcuar me lutjet e shumta?!

E trembëdhjeta: Nese veshtiresia do hynte ne vrime, aty do hynte lehtesimi dhe do e nxirrte (largonte) ate. Sa qetesues dhe force e madhe eshte per zemren fjala e Zotit tone: "Me te vertete me veshtiresine eshte dhe lehtesimi".

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com