All for Joomla All for Webmasters

SADAKAJA E FITRIT

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

Është obligim i muslimanëve që t'i njohin rregullat e këtij adhurimi, kurse dijetarët dhe kërkuesit e diturisë e kanë për obligim t'ua mësojnë masës së rëndomtë rregullat e sadakasë së fitrit. Edhe ata të cilët nuk i dinë këto rregulla duhet t'i pyesin hoxhallarët. Për këtë arsye, po ju paraqesim disa rregulla duke shpresuar që nga ky shkrim të kenë dobi ata që e lexojnë dhe të përmirësohen disa mënyra dhe botëkuptime të gabuara në vendet tona rreth këtij adhurimi.

Përkufizimi i sadakasë së fitrit

Lëmosha e cila jepet në fund të muajit të Ramazanit quhet sadaka e fitrit. Është quajtur "fitër" për shkak të kthimit në ngrënien gjatë ditës pas një muaji agjërim.

Vendimi i tij në Islam

Sadakaja e fitrit është obligim. Argument për këtë është hadithi që transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah ibën Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me ta, ku thotë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka bërë obligim sadakanë e fitrit në Ramazan.

Është bërë obligim në vitin e dytë të hixhretit në muajin Ramazan, dy ditë para Fitër Bajramit.

Urtësia e ligjshmërisë së tij

Sadakaja e fitrit është bërë obligim për dyshkaqe:

a) Pastrim për agjëruesin nga gjërat e pahijshmedhe nga gabimet që ka bërë gjatëagjërimit, sepse sadakaja e fitrit e pastronagjërimin ashtu siç i pastron sehvi-sexhdja gabimet në namaz;

b) Ushqim për të varfrit në ditën e Fitër Bajramit.Transmetohet nga Ibën Abbasi, Allahu qoftëi kënaqur me të, i cili ka thënë se i Dërguarii Allahut e ka bërë obligim sadakatul fitrin sipastrim për agjëruesin nga gabimet dhe ush -qim për skamnorët dhe të mjerët.
Për kë është obligim sadakaja e fitrit?

Sadakaja e fitrit është obligim për çdo musliman,siç transmetohet nga Abdullah ibënUmeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili kathënë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhive sel-lem e ka bërë obligim zekatul fitrinsa'a nga hurmat dhe sa'a[4] nga elbi për tëlirin dhe për robin, për mashkullin dhe femrën, të madhin dhe të voglin nga muslimanët.

Sokol Kondakçiu

Marrë nga faqja zyrtare e tij ne Facebook

Burimijetes.com

27.07.2014

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com