All for Joomla All for Webmasters

SHPJEGIM I SEKRETEVE TË BRENDSHME TË AGJËRIMIT

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

Janë tre shkallë të agjërimit: agjërimi i përgjithshëm, agjërimi i veçantë, dhe agjërimi më i veçantë.

Për sa i përket agjërimit të përgjithshëm, kjo është përmbajtja e barkut dhe organeve gjenitale nga përmbushja e dëshirave të tyre.

Agjërimi i veçantëështë përmbajtja e vështrimit të ngulët, gjuhës, duarve, dëgjimit dhe shikimit, si dhe pjesëve tjera të trupit nga bërja e akteve mëkatare.

Për sa i përket agjërimit më të veçantë, kjo është përmbajtja e zemrës nga etja pas çështjeve të kësaj bote dhe mendimeve që largojnë njeriun nga Allahu, si dhe përmbajtjen e saj (zemrës) nga të gjitha gjërat të cilat Allahu i ka vendosur në shkallën e njëjtë.

Ndër cilësitë e agjërimit të veçantë është se njeriu e ul shikimin dhe ruan gjuhën e tij nga e folura e neveritshme që është e ndaluar, e urryer, apo e cila s'ka ndonjë dobi, si dhe të kontrollohet pjesa tjetër e pjesëve trupore.

Në një hadith të transmetuar nga Buhariu thuhet: "Kushdo që nuk e lë të folurën e pavërtetë dhe veprimin sipas saj, Allahu s'ka nevojë që ai ta lë ushqimin dhe pijen". Buhari, Ebu Daud, Tirmidhi dhe Ibn Maxhe.

Një tjetër cilësi e agjërimit të veçantë është se njeriu nuk tejmbushet me ushqim gjatë natës. Në vend të kësaj, ai ha sipas masës së caktuar, sepse vërtet njeriu nuk mbush enë më te keqe se barkun e tij.

Nëse ngopet me ushqim gjatë pjesës së parë të natës, ai s'do të rehatohet për pjesën tjetër të natës. Në mënyrë të njëjtë, nëse ai ngopet në syfyr, ai s'do të rehatohet deri pasdite. Kjo sepse të ngrënët e tepërt ushqen përtacinë dhe përgjumjen. Ndaj, synimi i agjërimit humbet për shkak të ngrënies së tepërt, se ajo çfarë synohet me agjërimin e tij është që njeriu të provojë shijen e urisë dhe të bëhet një lënës dëshirash.

Marrë nga “Sekretet e brendshme të agjërimit” të Imam ibn Kudame el Makdisi

Burimijetes.com

05.07.2015

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com