All for Joomla All for Webmasters

FALJA E KIJAMIT NË KËRKIMIN E NATËS SË KADRIT

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

Si të kërkohet Nata e Kadrit

Lejletul-Kadr është nata më e bekuar. Personi që e humb atë, vërtet ka humbur një të mirë të madhe. Nëse një besimtar ka zell në bindje ndaj Allahut dhe i shton veprat e mira në regjistrin e tij, ai duhet të përpiqet të ndeshet me këtë natë dhe ta kalojë atë në adhurim dhe bindje. Nëse kjo lehtësohet për të, të gjitha mëkatet e tij të mëparshme do t'i falen.

Falja e Kijamit

Është e rekomandueshme të zgjatet kijami (qëndrimi në këmbë) në namaz gjatë netëve në të cilat mund të bjerë Lejletul Kadr. Kjo tregohet në shumë hadithe, si në vijim:

Ebu Dherr, radiallahu anhu, rrëfen: "Ne agjëruam me të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam, në Ramazan. Ai nuk na udhëhoqi (në kijam) fare derisa mbeten shtatë netë (të Ramazanit). Pastaj, ai u ngrit me ne (atë natë, në namaz) derisa kaloi një e treta e natës. Ai nuk u fal me ne në të gjashtën. Në natën e pestë, ai u fal me ne derisa kaloi gjysma e natës. Kështu që thamë: 'O i dërguar i Allahut! A po falesh me ne tërë natën?' Ai u përgjigj: ‘Kushdo që qëndron në namaz me imam derisa ai (imami) ta përfundojë namazin, kjo i regjistrohet atij sikur të jetë falur tërë natën…'"

Transmetuar nga Ibn Ebi Shejbeh, Ebu Daud, Tirmidhi (i cili e bëri të vërtetë), Nesa'i, Ibn Maxheh, Tahaui në “Sherhu Me'en li-Ether”, Ibn Nasr, El Ferejbi, dhe Bejheki. Isnadi i tyre është i vërtetë.

Dobi:  Ebu Daud përmendi: Dëgjova Ahmedin të pyetet:

- A e pëlqen që njeriu të falet me njerëz (xhemat) apo i vetëm gjatë Ramazanit?

Ai u pëgjigj: -Falu me njerëz.

Po ashtu e dëgjova atë të thotë:

- Do të parapëlqeja që njeriu të falet (kijam) me imamin dhe të falë vitrin me të poashtu, sepse Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Kur njeriu falet me imamin derisa ai ta përfundojë, kjo i regjistrohet atij sikur të jetë falur edhe pjesën tjetër të asaj nate'" (Mesa'il)

Ebu Hurejre, radiallahu anhu, transmetoi se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:

"Kushdo që qëndron (në kijam) në Lejletul-Kadr (dhe kjo i lehtësohet atij) nga besimi që ka dhe pritjet (për shpërblimin e Allahut), do t'i falen të gjitha mëkatet e mëparshme". (Buhari dhe Muslim).

Shtojca "dhe kjo i lehtësohet atij" është shënuar nga Ahmed nga transmetimi i Ubadeh bin es-Samit; kjo do të thotë se atij i lejohet të jetë midis adhuruesve të sinqertë gjatë kësaj nate të bekuar.

Shkëputur nga "Namazi i natës" i Shejh Albanit

Burimijetes.com

10.07.2015

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com