All for Joomla All for Webmasters

LUTJA NË NATËN E KADRIT DHE LËNIA E KËNAQËSIVE PËR HIR TË ADHURIMIT

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

Është e rekomandueshme të shtohen lutjet në këtë natë. Aisha, radiallahu anha, transmetoi se ajo kishte pyetur të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam: "O i dërguar i Allahut! Po ta dija cila është Lejletul-Kadr, çfarë të them gjatë saj?" Dhe ai e instruktoi atë të thotë:

"Allahume inneke afu’un tuh'ibbul afua fe'fu'ani – O Allah! Ti je falës, dhe Ti e do faljen, pra më fal mua". Transmetuar nga Ahmed, Ibn Maxheh, dhe Tirmidhi. Është verifikuar të jetë i vërtetë nga Shejh Albani.

Lënia e kënaqësive të kësaj bote për hir të adhurimit

Më tej është e rekomandueshme të kalohet më shumë kohë në adhurim gjatë netëve në të cilat mund të bjerë Lejletul Kadr. Kjo thërret për t'i lënë shumë kënaqësi të kësaj bote me qëllim që të sigurohet koha dhe të mendohet vetëm në adhurimin ndaj Allahut. Aisha, radiallahu anha, transmetoi:

"Kur fillonin të dhjetat (e fundit), Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) e shtrëngonte izarin e tij (d.m.th ai largohej nga gratë e tij me qëllim për të pasur më shumë kohë për adhurim), e kalonte tërë natën zgjuar (në namaz) dhe e zgjonte familjen e tij". Buhari dhe Muslim.

Dhe ajo tha:

"I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, përpiqej më shumë (në adhurim) në dhjetë të fundit sesa në netët tjera". Muslimi.

Shkëputur nga "Namazi i natës" i Shejh Albanit

Burimijetes.com

10.07.2015

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com