All for Joomla All for Webmasters

NATA E QIELLIT, DIELLI I SHPIRTRAVE

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

Nuk ka përjetim më madhështor që përjeton shpirti i njeriut sesa nata e Kadrit. Do t’i gjeni shenjat e saj në zemrën tuaj.

Natë kur gjokset mbushen me besim, kur zemrat arrijnë kënaqësinë e shpresuar, kur prej syve burojnë lot, kur ballët e fytyrave zbardhen nga sexhdet që puthin tokën për dashurinë e Zotit sipër qiejve.

Nata e lutjeve dhe amineve.

Nata e Kuranit, Kijamit, Rukusë dhe Sexhdes.

Nata ku gjumi i nënshtrohet dashurisë së zemrave.

Natë madhështore e përkujtimit të zbritjes së Kuranit nga Leuhi Mahfudh ne Bejtul Izeh në qiellin e dynjasë.

Natë që në tokë u zbrit mëshira e Zotit për gjithë njerëzimin, shpallja hyjnore, Kurani.

Nata e Kaderit ku u shkruhet në atë natë se çdo të ndodhë vitin tjetër.

Natë më e vlefshme se 1000 muaj = 83 vjet, një jetë njerëzore. Çdo vepër në atë natë shumëfishohet me shpërblimin e saj prej Zotit madhështor. Profeti alejhi selam thotë: "Kush falet Natën e Kadrit me iman (besim) iktisaben (përllogarit shpërblimin) do t’i falen gabimet e kaluara". (Ebu Daudi, saktëson Shejkh Albani)

Madhështorja e kësaj nate është se djajtë janë të lidhur me pranga dhe në atë natë zbresin engjëjt së bashku me Xhibrilin, alejhi selam, dhe në një të tretën e fundit të natës zbret Allahu në qiellin e dynjasë dhe thotë:

"A ka ndonjë që më kërkon diçka dhe t’ia jap? A ka ndonjë që më lutet dhe t’i përgjigjem lutjes së atij? Dhe a ka ndonjë që më kërkon falje, që ta fal atë? (Muslimi)

Qielli rënkon, - thotë Profeti, alejhi selam, në një hadith tjetër - për numrin e madh që mbart qielli me melekë, por zemrat e besimtareve si e presin ketë natë?

Xh. Stafa

Burimijetes.com

12.05.2015

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com