All for Joomla All for Webmasters

KUR DITA E FESTËS KORRESPONDON ME DITËN E XHUMA

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

Transmetohet nga Zejd bin Erkam, radijAllahu anhu, të cilin Muavija e pyeti:

“A ke dëshmuar ndonjëherë me të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, bashkimin e dy festave?”

Ai tha: “Po! Në fillim të ditës ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, fali Bajramin, pastaj e la të lirë faljen e të xhumasë, dhe tha:

“Kush dëshiron ta falë të xhumanë, le ta falë.” Hadith autentik. “Sahihu Ebi Daud” (981).

Transmetohet nga Uehb bin Kejsan, radijAllahu anhu, se ai ka thënë:

“U bashkuan dy festa në kohën e Ibën Zubejrit, radijAllahu anhu, dhe ai e vonoi daljen (për faljen e Bajramit) deri sa dielli u ngrit lart. Pastaj doli dhe mbajti hutben, pastaj zbriti dhe fali Bajramin dhe nuk e fali të xhumanë. Unë ia përmenda këtë gjë Ibën Abasit, kurse ai tha:

“Ia ka qëlluar sunetit.” Hadith autentik. Nesaiu (1592).

Ebu Daudi transmeton gjithashtu nga Atai se ai ka thënë:

“U bashkua dita e xhuma me ditën e Fitër Bajramit, në kohën e Ibën Zubejrit, e ai tha:

“Na janë bashkuar dy festa në një ditë. Pastaj i bashkoi ato të dyja dhe i fali me dy rekate në mëngjes, dhe nuk fali asgjë tjetër deri sa fali ikindinë.” Hadith autentik. Ebu Daudi (1072).

Prej dijetarëve ka që thonë se nëse dita e festës korrespondon me ditën e xhuma, njeriu nëse nuk shkon për faljen e xhumasë atëherë nuk e fal as namazin e drekës, është dhe shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!). “el-Huda uen-Nur” audiokaseta me nr. (15)

Unejs Sheme

Burimijetes.com

16.07.2015

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com