All for Joomla All for Webmasters

6 DITËT E SHEVALIT NË KËNDVËSHTRIMIN E DIJETARËVE

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

Transmetohet nga Ebu Ejjub, radijAllahu anhu, se  i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“Kush agjëron Ramazanin dhe e pason me gjashtë ditë agjërim nga muaji Sheval, është njëlloj sikur ka agjëruar gjithë vitin”. Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Et-Tirmidhi.

1. Cila është mirësia e agjërimit të gjashtë ditëve nga muaji Sheval?

Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë:

“Agjërimi i gjashtë ditëve nga muaji Sheval pas mbarimit të muajit të Ramazanit konsiderohet si agjërimi i gjithë vitit”. Mexhmu fetaua ue rasail (20)

2. A është agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval i përgjithshëm për burrat dhe për gratë?

Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë:

“Është i përgjithshëm për burrat dhe për gratë.” Mexhmu fetaua ue rasail (20)

3. A arrihet shpërblimi i agjërimit të gjashtë ditëve të muajit Sheval nga ana e atij që ka ditë të mbetura nga muaji i Ramazanit?

Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë:

“Shpërblimi i agjërimit të gjashtë ditëve të muajit Sheval nuk arrihet përveç se njeriu ta ketë plotësuar agjërimin e muajit të Ramazanit.” Mexhmu fetaua ue rasail (20)

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) thotë:

“Legjitime është që në fillim personi të fillojë me kompensimin (e agjërimit të mbetur). Detyrë për të është që të nxitojë në kryerjen e kompensimit edhe nëse agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit ikin (nuk i arrin dot t’i agjërojë), sepse obligimi është parësor mbi nafile (veprën vullnetare).”  Mexhmu fetaua ue mekalat (15)

4. Si agjërohen gjashtë ditët e Shevalit?

Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) thotë:

“Besimtari nëse dëshiron i agjëron në fillim të muajit, nëse dëshiron i agjëron në mesin e muajit ose në fund të muajit. E nëse dëshiron i agjëron të ndarë (disa ditë në fillim, në mes e në fund).” Mexhmu fetaua ue mekalat (15)

Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Më e mira është që agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit të fillojë menjëherë pas përfundimit të festës së Fitër Bajramit dhe të agjërohen rresht.” Mexhmu fetaua ue rasail (20)

5. A është agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval është bidat?

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) thotë:

“Kjo fjalë është e kotë (batil).” Mexhmu fetaua ue mekalat (15)

Përmblodhi: Unejs Sheme

Burimijetes.com

19.07.2015

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com