All for Joomla All for Webmasters

AKUZA TË KËQIJA NDAJ ISLAMIT

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!) thotë:

“Jobesimtarët më herët e kanë luftuar Islamin dhe e përshkruajnë atë me cilësitë më të këqija që (njerëzit) ta urrejnë atë. ‘Ata dëshirojnë ta fikin dritën (fenë) e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë.’ Et-Teube, 32.

Prej këtyre (cilësive):

Përshkrimi që ata i bëjnë atij (Islamit) me terrorizëm me egërsi, por harrojnë se terrorizmi, brutaliteti, vrasje e njerëzve dhe dominimi ndaj njerëzve në mënyrë të padrejtë, të gjitha këto cilësi të këqija, janë prej fesë së jobesimtarëve (kufarëve) dhe cilësive të tyre.

Fakti që disa njerëz të cilët i adresohen Islamit dhe bëjnë disa veprime të gabuara (ose nga injoranca apo qëllimi i keq) kjo nuk i vishet (adresohet) Islamit, ngase Islami ndalon nga kjo gjë.

Rruga e duhur për t’i dhënë fund këtyre akuzave të këqija ndaj Islamit është: të qartësohet se veprimi i personave të tillë nuk është aspak prej Islamit, por është akt (veprim) personal i personit dhe se çdo musliman është i gabueshëm përveç të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.”

“El-Munteka min fetaua el-Feuzan” vëll. 1

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetes

20.11.2015

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com