All for Joomla All for Webmasters

KTHIMI TE SUNNETI I TË DËRGUARIT

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

Sunneti i Profetit (salallahu alejhi ue selem) që kemi trashëguar, gjendet para nesh i ruajtur, ashtu siç ka ardhur nga Profeti, dhe për këtë falënderojmë Allahun. Edhe ato thënie të sajuara në emër të Profetit (salallahu alejhi ue selem) dijetarët i kanë sqaruar dukena treguar kështu Sunnetin e saktë dhe duke qartësuar hadithet e shpifura, kështu që Sunneti ka mbetur i qartë dhe i ruajtur. Çdo njeri mund të arrijë të përfitojë prej Sunnetit me anë të librave, nëse mundet, e nëse jo, atëherë duke pyetur dijetarët.

Nëse dikush thotë: Si mund të pajtosh ndërmjet asaj që the për kthimin te libri i Allahut të madhëruar e te Sunneti i Profetit (salallahu alejhi ue selem), dhe asaj që ne konstatojmë se shumë njerëz pasojnë medh’hebe të ndryshme (shkollave juridike islame), duke thënë se unë jam në filan medh’heb, e tjetri thotë se unë jam në filan medh’heb?!

Sikur t’i thuash dikujt se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë kështu, të thotë se unë jam në medh’hebin Hanefi, për shembull, apo në medh’hebin Hanbeli, apo në medh’hebin Maliki!

Përgjigjja ndaj kësaj është: Se ne të gjithë themi: “Dëshmoj se s’ka zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguarii Tij.” Por ç’kuptim ka dëshmia se Muhamedi është i Dërguari i

Allahut? Dijetarët kanë thënë se kuptimi i saj është:

- bindje për çka na ka urdhëruar

- largim nga gjithçka që na e ka ndaluar

- besimi për çdo gjë që na ka lajmëruar

- dhe nuk duhet të adhurohet Allahu veçse në atë mënyrë që Profeti na ka mësuar.

Ky është kuptimi i dëshmisë se Muhamedi është rob dhe I Dërguari i Allahut.

Kështu që nëse dikush thotë: Unë jam prej këtij apo atij medhhebi, ne i themi: Kjo është fjala e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem), ndaj mos e kundërshto atë me fjalën e askujt. Madje edhe vetë imamët e medhhebeve i ndalojnënjerëzit nga pasimi i tyre i verbër dhe në mënyrë absolute. Ata vetë thoshin: “Nëse bëhet e qartë e vërteta, atëherë është obligimpasimi i saj.” Kështu që i themi këtij vëllait tonë, i cili na kundërshton duke thënë se është i filan medhhebi: Ne dhe ti, të gjithë dëshmojmë se Muhamedi është i Dërguari i Allahut e kjo dëshmi nuk plotësohet veçse duke pasuar të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem).

Sunneti i Profetit gjendet para nesh i qartë e i kuptueshëm, megjithatë unë nuk kam për qëllim me këto fjalë se duhet t’u ulim vlerën librave të fikhut apo librave të dijetarëve. Përfitimi nga librat e tyre është i nevojshëm për të njohur metodat që kanë përdorur dijetarët për të nxjerrë ligjet e fesë si dhe argumentet që kanë përdorur, metoda pa të cilat nuk mund të  realizohetkërkimi i dijes. Ndaj edhe ata që nuk kanë mësuar nëpërmjet dijetarëve, kanë gabime të shumta, sepse i shikojnë gjërat jome atë rëndësinë e duhur. Marrin për shembull librin e Sahih Buharit dhe predikojnë atë që thuhet në të, mirëpo siç dihet në të ka hadithe përgjithshme e të posaçme, të papërcaktuara e të përcaktuara, apo hadithe të shfuqizuara, por ata nuk i njohin këto gjëra e ndaj ndodhin gabime të mëdha.

E rëndësishme është që ta ngremë zgjimin tonë mbi këto dy baza: Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit (salallahualejhi ue selem), e mos t’i japim përparësi fjalës së askujt prej njerëzve para fjalëve të Profetit, kushdo qoftë ai.

Marrë nga libri “Rigjallërimi islam - Rregulla dhe udhëzime”

 i Shejh Muhamed ibn Salih El-Uthejmin

Përktheu: Justinian Topulli

Burimi Jetes

24.11.1015

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com