All for Joomla All for Webmasters

PENDOHU, PARA SE TË JETË SHUMË VONË!

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

Dëshiroj të përjetoj me ju një nga këshillat e të Dërguarit të ndershëm, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Këshillë që na përkujton me mirësitë e Allahut ndaj nesh, na përkujton për shfrytëzimin e rasteve dhe na urdhëron që të shpejtojmë në bërjen e veprave të mira para se të jetë shumë vonë.

Ibën Abasi, radijAllahu anhu, thotë se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i tha një personi duke e këshilluar:

Shfrytëzo pesë gjëra para se të vijnë pesë të tjera: jetën para vdekjes, shëndetin para sëmundjes, kohën e lirë para zënies së saj, rininë para pleqërisë dhe pasurinë para varfërisë”.

Ah çfarë këshille gjithëpërfshirëse!

Profeti ynë i ndershëm, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e këshillon këtë person dhe po ashtu umetin e tij:

sot ka jetë, ndërsa nesër vdekje;

sot shëndet, ndërsa nesër sëmundje;

sot kohë të lirë, ndërsa nesër preokupim (i zënë me punë);

sot rini, ndërsa nesër pleqëri;

sot pasuri, ndërsa nesër varfëri.

O ti musliman!

Unë për ty jam këshillues besnik. Shfrytëzo pesë gjëra para se të vijnë pesë të tjera. Vitet e tua janë të pakta. Ato janë JETA jote, është KAPITALI yt. Prandaj nëse i humbet vitet në lojëra dhe qejfe, pasha Allahun, ke për t’u penduar atë Ditë ku nuk bën dobi pendimi.

I mjeri ti, nëse bëhesh si personi i cili e ka tepruar në bërjen e mëkateve dhe pendohet në momentet e vdekjes për atë që punoi gjatë jetës së tij: “O Zoti im, më kthe që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë”. El-Muminun, 99-110.

O biri Ademit!

O ti i mjerë!

Shfrytëzo pesë gjëra para se të vijnë pesë të tjera.

Ditët ikin!

Jeta jote po shkon!

Mosha po përfundon!

Ne në çdo moment i afrohemi exhelit dhe këtë nuk e dimë (e kemi harruar).

O biri Ademit!

Shfrytëzo pesë gjëra para se të vijnë pesë të tjera: Jetën para vdekjes

Kur të gdhihesh mos e prit mbrëmjen dhe kur të ngrysesh mos e prit agimin. Gjatë kohës së shëndetit përgatitu për sëmundje dhe gjatë jetës (përgatitu) për vdekjen tënde. Ndërsa veten tënde llogarite prej të vdekurve, sepse ti nuk e di si do të quheshnesër (do të thërritesh në emër, apo do të thonë: Ejani t’ia falim xhenazen këtij të vdekuri)”.

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetes

03.12.2015

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com