All for Joomla All for Webmasters

JA BESËLIDHJA E BURRAVE TË PARË TË KËTIJ UMMETI

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

Imam Ibnul Kajjimi, duke folur për ensaret, thotë në librin e tij “Zad el mead":

“Njëherë, u këshilluam, bëmë një mbledhje dhe thamë:

‘Deri kur do të vazhdojë Profeti i Allahut të përndiqet,

të dëbohet dhe të kërcënohet mes maleve të Mekës?!’

Kështu, u nisëm për të shkuar tek ai në sezonin e radhës. Atje lamë një takim, ku do të bëhej dhe Besëlidhja e Akabesë. Abasi, xhaxhai i Profetit (alejhi selam), i drejtohet atij dhe i thotë̈:

-O djali i vëllait tim, unë̈ i njoh mirë medinasit, por nuk e di kush janë̈ këta me të cilët po lidh besën.

Kur ne shkuam dhe u mblodhëm së bashku me Profetin (alejhi selam), Abasi na vështroi në fytyra tona dhe tha:

-Jo, këta nuk i njoh, janë të rinj.

Në vijim, ne i thamë Profetit (alejhi selam):

-O Profet i Allahut, për çfarë kërkon ti të të japim besën?

-Unë̈ dua të më jepni besën se do të jeni të dëgjuar dhe të bindur; të jeni të dëgjuar dhe të bindur kurdoherë̈: në momente zelli dhe dembelizmi! Më jepni besën se do të shpenzoni (në rrugë të Allahut) kurdoherë̈, në kohë bollëku a skamjeje! Betohuni e më jepni besën se gjithmonë̈ do të urdhëroni për punë të mira dhe do të ndaloni nga punët e këqija! Ta thoni të vërtetën për hir të Allahut dhe asgjë̈ të mos ju zmbrapsë apo t‟ju frikësojë nga kjo! Me jepni besën se do të më mbështesni kur të emigroj tek ju dhe të më mbroni sikurse mbroni vetet tuaja, gratë dhe fëmijët tuaj! Nëse e mbani besën për këto, atëherë juve ju takon Xheneti, - tha Profeti (alejhi selam).

Kështu, u ngritëm t‟i jepnim besën, por Es‟ad Ibn Zurara, i cili ishte më i vogli i shtatëdhjetë̈ vetëve, i kapi dorën Profetit (alejhi selam) dhe tha:

-Hapini sytë dhe vendosni mirë, o banorë të Jethribit. Ne, padyshim, nuk i hymë̈ këtyre vështirësive veçse nga bindja që kemi se ai është i Dërguari i Allahut. Të jemi të sigurt se besëlidhja me të sot do të thotë ndarje pa kthim me të gjithë arabët; do të thotë të vriten paria dhe më të mirët nga mesi juaj; do të thotë që t‟ju korrin shpatat!

O banorë të Jethribit! Nëse bëni durim, merreni këtë përgjegjësi dhe shpresoni shpërblimin e Allahut! E nëse keni frikë, atëherë lëreni, se kështu do të ishte më e justifikueshme tek Allahu!

Burrat u përgjigjën:

- O Es’ad! Hiqe dorën tënde! Betohemi në Allahun e Lartësuar, se nuk heqim dorë nga kjo besëlidhje dhe kurrë̈ nuk zmbrapsemi prej saj, edhe pse jemi të vetëdijshëm për peshën dhe rëndësinë e saj.

Kështu i dhamë̈ atij besën tonë, një për një, dhe gjatë kësaj kohe ai na kujtonte kushtet e saj, duke na premtuar Xhenetin.”


“Zad el mead” vell 3.

Burimi Jetes

08.12.2015

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com