All for Joomla All for Webmasters

DUKE MOS PATUR MES TYRE PËRKTHYES

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

Njeriu ka për t’u pyetur para Allahut të Madhëruar. Çdokujt prej jush Zoti do i flasë duke mos patur mes tyre përkthyes. Njeriu shikon nga e djathta tij dhe nuk sheh vetëm se veprat e tij që ka vepruar, shikon nga e majta e tij dhe nuk sheh vetëm se veprat e tij që ka vepruar. Shikon përpara dhe nuk sheh vetëm se zjarrin.

Nuk do të lëvizin këmbët e robit Ditën e Kiametit tek Zoti i tij derisa të pyetet për jetën e tij se si e kaloi, për rininë se si e shfrytëzoi, për pasurinë nga e fitoi dhe ku e harxhoi dhe për diturinë se si punoi me të.

Pyetje, të cilat tashmë i dimë dhe që patjetër presin përgjigjes (nga secili nga ne). Ndërsa i suksesshëm (i fituar) është ai që përpiqet (në jetën e kësaj bote) që përgjigja e tij të jetë e saktë.

E kjo nuk arrihet ndryshe veçse duke punuar në jetën e kësaj bote vepra të mira në rrugën që të shpie drejt tek Allahu.

Prandaj njeriu të jetë i kujdesshëm që ta kalojë jetën e tij në bindjen ndaj Allahut të Lartmadhëruar, ta fitojë pasurinë e tij nga gjërat e lejuara (hallall) dhe ta shpenzojë në gjërat e lejuara e në bindje, si dhe të punojë me atë që ka mësuar.

Shejh Sulejman er-Ruhajli

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetes

30.01.2016

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com