All for Joomla All for Webmasters

SINQERITETI (HYRJE)

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

Me Emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut, të Vetmit të Vetëmjaftueshmit, i Cili nuk lind kë e as nuk është lindur prej kujt, e askush nuk mund të jetë i njëjtë me Të. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi zotërinë e mbarë bijve të Ademit, Profetin tonë - Muhammed - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij pafundësisht, e më pas:

Allahu i Plotfuqishëm i porositi robërit e Vet që të bëjnë vepra të mira. Thotë i Plotfuqishmi:

﴿فَمَنْ كَانَ يَرْجُوا لِقَاءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلًا صَالِحًا وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدًا﴾ [الكهف: 110]

“E kush shpreson takimin me Zotit e tij, le të punojë punë të mira,dhe të mos i shoqërojë gjatë adhurimit ndaj Tij askënd.” El-Kehf: 110, dhe premtoi për këtë Xhenetin duke thënë:

﴿إِنَّ الَّذِينَ آَمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ كَانَتْ لَهُمْ جَنَّاتُ الْفِرْدَوْسِ نُزُلًا﴾ [الكهف: 107]

“Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do  jenë banues të Xheneteve të Firdeusit.” El-Kehf: 107, por vallë cila është ajo punë e dobishme që shpresohet që të fitohet me të Kënaqësia e Allahut dhe bota tjetër, e cila e shtyn përpara vepruesin e saj për në Xhenet?!

A është adhurimi i Allahut të Plotfuqishëm në çfarëdo mënyre të ishte ajo?!

Apo është adhurimi i Allahut të Plotfuqishëm duke kërkuar kënaqësinë e krijesave dhe lavdërimin e tyre?!

Apo është adhurimi i Allahut të Plotfuqishëm duke kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe kënaqësinë e krijesave së bashku?!

Apo është adhurimi i Allahut të Plotfuqishëm pa kurrfarë qëllimi dhe vetëm për çështje zakoni?!

Të gjitha këto imazhe, nuk janë prej veprave të mira, të cilat Allahu i ka urdhëruar në librin e Tij, sepse vepra e mirë duhet të plotësojë dy kushte që të pranohet tek Allahu, e që janë:

1. E sinqertë vetëm për Allahun e Plotfuqishëm.

2. Në përputhshmëri me Sunetin e Profetit të Tij -Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!- .

Pasi vepra e mirë është si zogu dhe se këto dy kushte janë si dy krahët e tij, kështu që zogu nuk mund të fluturojë në qoftë se ai humbet këta dy krahë ose humbet njërit prej tyre.

Thotë Allahu i Lartësuar:

﴿الَّذِي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَاةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا﴾ [الملك: 2]

“Ai e krijoi vdekjen dhe jetën për t’ju sprovuar, sekush prej jush është më vepërmirë.” El-Mulk: 2.

Ka thënë Fudajl ibn Aijad: “Ai që është më i sinqertë në të dhe më i sakti në të”

I thanë: “O Ebu Ali! Ç’do të thotë: ‘ai që është më i sinqertë në të dhe më i sakti në të?!’”

Tha: “Puna në qoftë se është e sinqertë, por nuk është e saktë nuk është e pranuar. Dhe në qoftë se ajo është e saktë, por nuk është e sinqertë përsëri nuk është e pranuar, derisa të jetë e saktë dhe e sinqertë.”

* E sinqertë, d.m.th.: të jetë vetëm për Allahun.

* E saktë, d.m.th.: të jetë sipas sunetit profetik.

Pastaj ai recitoi Fjalën e të Lartmadhërishmit:

: ﴿فَمَنْ كَانَ يَرْجُوا لِقَاءَ رَبِّهِ﴾الآية.

“Dhe kush është që shpreson të takohet me Zotin e tij...” ajeti i mësipërm.

Biseda jonë do jetë në lidhje me “Sinqeritetin”(1): Përkufizimi dhe rëndësia e tij, mirësitë dhe frytet e tij, dhe shkaqet si mund të arrihet. Gjithashtu do kemi edhe një diskutim tjetër –në dashtë Zoti – në lidhje me të kundërtat e tij e që është hipokrizia, dhe diskutimi i tretë do jetë në lidhje me ndjekjen e Sunetit të pastër profetik.

Përktheu: Bashkim Selmani

Burimi Jetës

27.03.2016

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com