All for Joomla All for Webmasters

PËR KËTË LE TË PËRPIQEN ATA QË PËRPIQEN!

. Posted in ARTIKUJ.

Pin It

Garoni në vepra të mira!

Allahu i Lartësuar thotë:

"Bëni gara me njëri-tjetrin për punë të mira!" (El-Bekare: 148)

Sahabët kur e dëgjuan këtë ajet, kuptuan se secili prej tyre duhet të përpiqet t'i kalojë të tjerët në punë të mira dhe të arrijë këtë gradë të lartë.

Kur ndonjëri prej tyre shihte dikë që bënte ndonjë vepër që vetë nuk kishte mundësi ta bënte, frikësohej se vepruesi do t'ia parakalonte në vepra të mira.

Pra, konkurrenca midis tyre zhvillohej për gjëra të ahiretit dhe se kush do të ishte i pari për punët e botës tjetër, siç thotë Allahu i Madhëruar:

"Për këtë le të përpiqen ata që përpiqen!"(El-Mutaffifin, 26)

Më pas erdhën  ata që erdhën pas tyre dhe e përmbysën çështjen, duke garuar për gjëra të ulta dhe kalimtare të kësaj bote.

Hasan El-Besriu -Allahu e mëshiroftë!- thotë:  "Nëse vë re një njeri që të konkurron për gjërat e kësaj bote, konkurroje në punët e botës tjetër."

Ndërsa Uehejbi ibn El-Uerdi thotë: "Nëse ke mundësi që mos të të parakalojë askush në garim drejt Allahut, atëherë bëje!"

Njeriu i mençur ka dëshirë të ngjajë me dikë që e shpenzon pasurinë e tij në punë të mira dhe për të arritur grada të larta, ndërsa i padituri ka zili dikë që e shpenzon pasurinë e tij për përmbushjen e epsheve dhe kënaqësive të ndaluara.

Allahu i Lartësuar duke treguar për Karunin thotë:

"Ai (Karuni) doli para popullit të tij me stolinë e tij, e ata që lakmonin jetën e kësaj bote thanë: “Ah! Sikur të na ishte dhënë edhe neve si i është dhënë Karunit! Vërtet ai është njeri me fat."(El-Kasas, 79)

"Ndërsa njerëzit e dijshëm thoshin: " Të mjerët ju! Shpërblimi i Allahut është më i mirë për atë që beson dhe bën vepra të mira."(El-Kasas: 80)

“Mëso fenë tënde”

Burimi Jetës

23.09.2016

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com