All for Joomla All for Webmasters

Ndryshimi i së keqes

. Posted in Hadithe me komente.

Pin It

 

ndryshimi i se keqesTransmetohet nga Ebu Seid el-Khudrij radijAllahu anhu se ka thënë:

E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: "Kush prej jush sheh ndonjë të keqe, atëherë le ta ndryshojë me dorën e tij. Nëse nuk mundet (ta ndryshojë me dorën e tij), atëherë le ta ndryshojë me gjuhën e tij. E nëse nuk mundet (ta ndryshojë dhe me gjuhën e tij), atëherë le ta ndryshojë me zemrën e tij. Por ky është besimi i dobët." Hadithin e transmeton Muslimi.

 

Jurisprudenca e hadithit:

 

-Obligueshmëria e ndryshimit të së keqes me të gjitha mjetet e mundshme (që posedon njeriu).

-Urdhërimi për vepra të mira dhe ndalimi nga të këqijat është përgjegjësi për secilin individ nga populli (umeti) islam, ku secili e përmbush këtë obligim sipas mundësive të tij.

-Hadithi ka  përmbledhur  shkallët  e  ndryshimit  që duhet të ndjekë personi për ndryshimin e së keqes. E ato janë si vijon:

 a) Urrejtja (dhe ndalimin) e të keqes me dorë dhe gjuhë. Këto janë detyrë (vaxhib) sipas mundësisë dhe fuqisë.

 b) Urrejtja me zemër, e cila është farz për secilin musliman në çdo gjendje. Nëse ai nuk e urren të keqen me zemrën e tij, kjo tregon për ikjen e besimit nga ai.

-Në hadith ka argument se veprat futen (bëjnë pjesë) te besimi.

 

"Behxhetu en-Nadhirin sherh Rijadis-Salihin" vëll. I.

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi i Jetës

22.08.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com