All for Joomla All for Webmasters

Cila është pasuria e vërtetë?

. Posted in Hadithe me komente.

Pin It

pasuria materialeTransmetohet nga Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se i Dërguari i Allahut  -alejhi salatu ue selam- ka thënë:

"Nuk është pasuri e vërtetë pasuria materiale, por pasuria e vërtetë është pasuria shpirtërore.” (Buhariu dhe Muslimi)

 

Kuptimi i hadithit

 

Pasuria e dobishme, e lavdëruar dhe madhështore është pasuria shpirtërore, sepse kur shpirti është i pasur i ndërpret kërkesat e tepërta. Pikërisht për këtë ngrihet dhe fiton privilegj, kënaqësi , autoritet dhe lëvdata më shumë se i pasuri i cili është  shpirtvarfër, sepse kjo pasuri e çon atë në gjëra  jo të ndershme dhe në vepra amorale, për shkak të epsheve të tij të ulëta dhe koprracisë.

 

Pra, ai që cilësohet me pasuri shpirtërore është i kënaqur me furnizimin që ia ka caktuar Allahu, nuk tenton për ta shtuar atë pa nevojë, nuk insiston në kërkesë dhe lypje, porse është i kënaqur me atë që Allahu i Lartësuar e ka ndarë për të dhe nuk ndjen asnjëherë mungesë.

 

Ndërsa ai i cili cilësohet me shpirtvarfëri, është në të kundërt të atij që është i pasur shpirtërisht, sepse nuk kënaqet me atë që posedon por vazhdimisht vepron për ta shtuar pasurinë në çfarëdo mënyre qoftë ajo. E në rast se nuk mund t'i plotësojë dëshirat, pikëllohet dhe ndjen keqardhje sikur të mos kishte fare pasuri . E tërë kjo sepse nuk i mjafton ajo që posedon, sikur të ishte i varfër materialisht përkundër të pasurit shpirtërisht, i cili pajtohet dhe është i kënaqur me atë që i ka dhënë Allahu, i nënshtrohet ligjit dhe urdhrave të Allahut duke ditur se ajo që pret nga Allahu është më e mirë dhe më afatgjatë. Ai nuk insiston të shtojë pasurinë dhe as që lyp një gjë të tillë.”

 

"Fet'hul-Bari" 11/272.

Burimi i Jetës

29.11.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com