All for Joomla All for Webmasters

Fitnet që i paraqiten zemrës

. Posted in Hadithe me komente. Vizita: 1470

Pin It

zemra e bardhe dhe e zezeHudhejfe ibn Jemani -Allahu qoftë i kënaqur prej tij!- na tregon se i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:

 

“I paraqiten fitnet zemrës një nga një, si hasra që thuret nga kashta. Çdo zemër që i thith këto fitne, i shtohet një pikë e zezë dhe çdo zemër që i refuzon, i shtohet një pikë e bardhë, derisa zemrat të shndërrohen në dy zemra:

 

-Zemër e zezë, ngjyrë hiri, e larguar nga maturia dhe drejtësia dhe e përmbysur, nuk e pranon të mirën dhe nuk e mohon të keqen, përveç asaj që ia pranon epshi i tij.

 

-Zemra e bardhë, të cilës nuk i bën dëm asnjë fitne derisa të ekzistojë qielli dhe Toka.” (Muslimi)

 

Kuptimi i hadithit

 

I Dërguari i Allahut-alejhi salatu ue selam-i ndau zemrat në dy lloje:

 

Zemra e cila kur përballet me fitnet dhe sprovat, i thith ato sikurse sfungjeri ujin, e më pas në atë zemër bëhet një njollë e zezë, pastaj vazhdon të thithë çdo fitne që i paraqitet derisa të nxihet tërësisht dhe të përmbyset. Dhe ky është kuptimi i thënies "e larguar nga maturia dhe drejtësia dhe e përmbysur".

Kur zemra të nxihet plotësisht dhe të përmbyset, asaj i ndodhin dy sëmundje të rrezikshme të cilat e çojnë në shkatërrim.

 

E para: i përziet e mira me të keqen dhe nuk e pranon të mirën, as nuk e mohon të keqen. Mund t’i shtohet kjo sëmundje, saqë të besojë se e mira është e keqe dhe e keqja është e mirë, sunetin ta quajë bidat dhe bidatin sunet, e vërteta e kotë dhe e kota e vërtetë.

 

E dyta: gjykon me epshin e vet kundrejt asaj që ka ardhur nga i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- dhe i nënshtrohet epshit të tij dhe vetëm atë ndjek.

 

Zemër e bardhë, e cila shkëlqen me dritën e besimit, e kur përballet me fitnet dhe sprovat i refuzon dhe i mohon, e kjo gjë vetëm se ia shton edhe më tepër dritën dhe shkëlqimin.

 

Referenca: "Mëso fenë tënde"

Burimi i Jetës

02.12.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com