All for Joomla All for Webmasters

Mbuloja vetes dhe të tjerëve gjynahun!

. Posted in Hadithe me komente. Vizita: 1172

Pin It

shshshEbu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij!- ka thënë:

"E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut -alejhi salatu ue selam- duke thënë:

“I gjithë ymeti im është i falur, përveç atyre që i shfaqin mëkatet. Prej zbulimit të mëkateve është dhe atëherë kur njeriu vepron natën ndonjë vepër, pastaj gdhihet të nesërmen e Allahu ia ka mbuluar mëkatin, kurse ai thotë: 'O filan! Mbrëmë bëra këtë dhe atë.' Kështu ai kalon natën duke ia falur Allahu mëkatet, ndërsa ai gdhihet dhe zbulon atë që Allahu ia kishte mbuluar.” (Buhariu dhe Muslimi)

 

Çfarë kuptojmë nga hadithi:

-Është e urryer për atë që është sprovuar me ndonjë gjynah, t’ua tregojë atë të tjerëve. Por, ai duhet të pendohet dhe të vendosë që nuk do t'i kthehet më mëkatit.

-Shfaqja e mëkatit tregon nënçmim ndaj të drejtave të Allahut të Lartësuar, të Dërguarit të Allahut -alejhi salatu ue selam- dhe besimtarëve të denjë.

Gjithashtu, ajo konsiderohet përhapje e së keqes në shoqëri.

-Kushdo që shfaq shthurjen dhe bidatin e tij, lejohet që të përmendet për atë që ka bërë haptazi, por jo për atë që ka bërë fshehtas.

-Vërtetë Allahu i Madhëruar e do mbulimin e gjynaheve. Për këtë shohim se në një hadith të saktë thuhet:

"Me të vërtetë Allahu është i Turpshëm dhe Mbulues (i mëkatit), e do turpin dhe mbulimin.” (Muslimi)

 

Nga ky hadith kuptojmë:

-Vlerën e mbulimit të mëkatit dhe shpërblimin e madh që meriton mbuluesi.

-Mbulimi i gjynaheve për të cilat po bëhet fjalë, është për mëkatet që mëkatari i ka bërë, ndërsa për mëkatet që vazhdon t’i bëjë duhet të flasë për to në mënyrën më të mirë. E nëse nuk largohet prej tyre, atëherë çështja i kalon organeve kompetente.

- Mbulimi i pëlqyer që përmendet në hadith, bën fjalë për atë mëkatar që nuk dëmton e as nuk sjell çrregullime. Ndërsa ata që sjellin çrregullime e prishje, atëherë nuk mbulohen por çështja e tyre u kalohet organeve kompetente, sepse mbulimi i tyre i bën ata t’i shtojnë edhe më tepër çrregullimet dhe prishjet.”

 

Referenca: "Sherhu Muslim" i Neueuiut dhe "Xhamiu el-Ulumi ue el-Hikem" i Ibn Rexhepit

Burimi i Jetës

07.12.2017

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2017 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com