All for Joomla All for Webmasters

Sqarimi i kohës së syfyrit të Profetit alejhi selam

. Posted in Hadithe me komente. Vizita: 1484

fShare
26
Pin It

syfyrTransmetohet nga Enes bin Malik nga Zejd bin Thabit radijAllahu anhu se ka thënë:

Hëngrëm syfyr bashkë me të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e pastaj u ngrit për faljen e namazit.”

Enesi thotë: -I thash Zejdit: "Sa ishte koha midis ezanit dhe syfyrit?"

Tha: "Sa leximi i pesëdhjetë ajeteve."

 

Nxjerrja e hadithit:

Buhariu me nr. (1821) dhe Muslimi me nr. (1097).

 

Transmetuesit:

-Enes bin Malik radijAllahu anhu -shërbëtori i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem-.

-Zejd bin Thabit radijAllahu anhu.

 

Tema hadithit:

Sqarimi i kohës së syfyrit të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

 

Shpjegimi përgjithshëm i hadithit:

Derisa prej qëllimeve të ngrënies së syfyrit është forcimi trupit për agjërim dhe ruajtjen e aktivitetit (gjallërisë) të tij, atëherë prej urtësisë dhe traditës profetike është vonimi i ngrënies së tij. Duke kundërshtuar kështu dhe ithtarët e librit. Enes bin Maliku tregon nga Zejd bin Thabiti radijAllahu anhu se ai ka ngrënë syfyr në shoqërinë e Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në shtëpinë e tij. Pastaj ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, u ngrit për të falur namazin e sabahut. Ndërsa koha ndërmjet namazit dhe mbarimit të syfyrit të tij ishte sa lexuesi të lexojë pesëdhjetë ajete nga Kurani. Me një lexim mesatar, as shpejt dhe as shumë ngadalë.

 

Dobitë e hadithit:

  1. Ligjshmëria e ngrënies syfyr dhe vonimi i tij.
  2. Ndërmjet syfyrit të Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe faljes së namazit të sabahut është sa leximi i pesëdhjetë ajeteve.
  3. Kujdesi sahabëve, radijAllahu anhu, për t’u mbledhur me Profetin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për të mësuar nga ai.
  4. Bujaria e Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe thjeshtësia e tij.
  5. Ligjshmëria e nxitimit për faljen e namazit të sabahut.

 

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi i Jetës

05.06.2018

fShare
26
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com