All for Joomla All for Webmasters

Lutja me të cilën fillon namazi i natës

. Posted in Hadithe me komente. Vizita: 3098

fShare
39
Pin It

lutje e natesFjala e Allahut “Kaloje një pjesë të natës, si falje shtesë për ty.” El Isra, 79.

Na ka treguar Ali bin Abdullah i cili ka thënë se na ka treguar Sufjani i cili (gjithashtu) ka thënë se na ka treguar Sulejman bin Ebi Muslim nga Tausi se e ka dëgjuar Ibën Abasin të thotë:

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, kur ngrihej për faljen e namazit të natës thoshte (e fillonte namazin):

“Allahumme ente kajjimus-semauati uel-erdi ue men fihinne, ue lekel-hamd. Ente nurus-semauati uel-erdi ue men fihinne, ue lekel-hamd. Leke mulk es-semauati uel-erdi ue men fihinne, ue lekel-hamd. Entel-hakku ue ua'dukel-hakk, ue likaauke hakkun, ue kauluke hakkun, uel-xhennetu hakkun, uen-naru hakkun, uen-nebijjune hakkun, ue Muhammedun hakkun, ues-saatu hakkun. Allahumme leke eslemtu, ue bike amentu, ue alejke teuekkeltu, ue ilejke enebtu, ue bike khasemtu, ue ilejke hakemtu. Fagfirli ma kaddemtu ue ma ekhartu, ue ma esrartu, ue ma e’alentu. Entel-mukaddimu ue entel-muakhiru, la ilahe il-la ente - ose - la ilahe gajruke.”

 

Nxjerrja e hadithit: Buhariu në “Sahihun” e tij me nr. (1082).

Transmetuesi hadithit: Deti i diturisë, Ibën Abasi, radijAllahu anhu.

Tema e hadithit: Lutja me të cilën fillon (hapet) namazi i natës.

 

Dobitë që përfitohen:

  1. “Et-Tehexhud” është namazi i natës.
  2. Te ajeti dhe hadithi tregohet ligjshmëria e namazit të natës.
  3. Dijetarët janë në konsensus për ligjshmërinë e namazit të natës.
  4. Dijetarët janë dakordësuar se namazi i natës nuk është obligim për umetin, përpos atij që është veçuar nga kjo dakordësi. Ata kanë mendime të ndryshme se a është vaxhib namazi natës apo jo? E sakta është se namazi natës nuk është vaxhib.
  5. Po ashtu dijetarët kanë mendime të ndryshme se a ka qenë detyrë namazi natës për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem? E sakta është se nuk ka qenë detyrë.

 

Shpjegimi i disa fjalëve:

-Fjala e tij: “I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, kur ngrihej për faljen e namazit të natës thoshte (e fillonte namazin)…” Kjo është njëra nga lutjet e fillimit të namazit, e cila pëlqehet që personi ta thotë në namazin e natës. Kjo është lutja më e gjatë prej lutjeve që thuhet në fillim të namazit, e cila ngërthen në vetvete kuptime madhështore.

-Fjala e tij “Ente nurus-semauati uel-erdi ue men fihinne.” Ai (Allahu) është Drita e tyre (qiejve dhe tokës) dhe Udhëzuesi i atyre që gjenden në to.

-Fjala e tij: “ue lekel-hamd. Entel-hakku.” El-Hakku është prej emrave të Allahut të Lartësuar.

-Fjala e tij: “ue ua'dukel-hakk”, pra premtimi i Allahut është i vërtetë.

-Fjala e tij: “ue likaauke hakkun” d.m.th.: pas vdekjes.

-Fjala e tij: “ue kauluke hakkun”, e ato janë fjalët e Tij subhanehu ue teala.

-Fjala e tij: “uel-xhennetu hakkun” d.m.th.: patjetër duhet besimi në të (xhenetin).

-Fjala e tij: “uen-naru hakkun” po ashtu patjetër duhet edhe besimi në të (zjarrin).

-Fjala e tij: “ue bike amentu” d.m.th.: kam besuar në uluhijen Tënde, në rububijen Tënde, në emrat dhe cilësitë e Tua dhe adhurimin ta kam përkushtuar Ty.

-Fjala e tij: “ue alejke teuekkeltu.” Et-Teuekuli është mbështetja në Allahun, bindja e fort te Ai duke marrë (vepruar) shkaqet e nevojshme, por jo duke u mbështetur te shkaqet. Në të kundërtën e asaj që besojnë disa sufi dhe pasues të bidateve se teuekuli nuk ka nevojë për kryerjen e shkaqeve. Pra, domethënia e teuekulit tek ta është lënia e shkaqeve.

 

Shënim i rëndësishëm:

Hafidh Ibën Haxheri (Allahu e mëshiroftë!) në lidhje me fjalën “ue alejke teuekkeltu” thotë:

D.m.th. ta kam dorëzuar çështjen Ty duke i lënë shkaqet e zakonshme.” Kjo është gabim. Pra, duhet patjetër që të bëhen dhe shkaqet. Prandaj dhe shkëlqesia e tij shejhu ynë Abdulaziz bin Bazi (Allahu e mëshiroftë!) në lidhje me këtë fjalë (të Ibën Haxherit) ka thënë: “Nuk është ky shpjegimi i mirë (i duhur). E sakta në shpjegimin e teuekulit është mbështetja tek Allahu, bindja e fortë tek Ai dhe besimi se Ai është paracaktuesi i gjërave dhe sistemuesi i të gjitha çështjeve. Duke u shoqëruar kjo me kryerjen e shkaqeve të zakonshme nga ana njeriut.

Kërkohet nga njeriu që të përpiqet maksimalisht në kryerjen e shkaqeve pastaj të mbështetet tek Allahu për arritjen e rezultatit. Ndodh që rezultati i kërkuar të arrihet, por ndodh që nuk mund të arrihet.

Fjala e tij: “ue ilejke enebtu.” El-Inabeh është kthimi për tek Allahu Lartësuar.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e hapte (fillonte) namazin e natës me këtë lutje madhështore, ndërsa atij Allahu ia kishte falur mëkatet e kaluara. Prandaj të tjerët pas tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, janë më të nevojshëm dhe më parësorë për këtë lutje.

 

Kujdes!

Nuk duhet që namazi obligativ të fillojë me lutje të gjata, sepse nëse personi është imam, atëherë kjo u sjellë vështirësi njerëzve. E nëse ai e thotë duke qenë xhemat, atëherë imami mund të shkoj në ruku para se ai ta përfundojë lutjen. Porse një lutje e tillë thuhet në namazin e natës.

 

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme

Burimi i Jetës

05.06.2018

fShare
39
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com