All for Joomla All for Webmasters

Shkrimi i Sunetit

. Posted in Hadithe me komente. Vizita: 1236

fShare
13
Pin It

leter e shkruar- I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndaloi, në fillim të shpalljes, të shkruhej Hadithi me Kuranin në një dorëshkrim të vetëm nga frika e përzierjes mes tyre. Muslimi ka transmetuar prej Ebu Seid El Hudriut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Mos shkruani prej meje! Ai që shkruan prej meje, përveç Kuranit ,ta fshijë!".

Neueuiu ka thënë: “Ndalimi ka qenë kur ishte frika e përzierjes me Kuranin dhe kur kjo frikë u zhduk, lejoi të shkruhej. Është thënë se ndalimi i shkrimit të Hadithit me Kuranin në një dorëshkrim të vetëm ka qenë që të mos përziheshin dhe të ngatërrohej lexuesi. Allahu e di më së miri."

 

- Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i Iejoi sahabët të shkruanin, pasi u largua frika e përzierjes mes tij dhe Kuranit. Ai urdhëroi Ebu Shahën të shkruante ditën e çlirimit të Mekës.

 

- Abdullah ibnu Amr ibnul Asi, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, shkruante çfarë dëgjonte prej të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

 

- Prej atyre që shkruanin prej të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij:

- letra e Amr ibnu Hazmit në trashëgimi;

- sunete dhe dëmshpërblime për vrasjet a plagosjet;

- hadithi i letrës së sadakasë dhe masës së zekatit të cilën Ebu Bekri, Allahu qotë i kënaqur prej tij, e dërgoi me Enesin, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur e çoi në Bahrein.

 

- Sahabët dhe prej tyre katër halifët e drejtë, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, treguan kujdes për shkrimin e Hadithit. Më pas dituria u përhap, sahabët u shpërndanë në vende të ndryshme derisa në periudhën e Umer ibnu Abdulaziz ibnu Meruanit, Allahu i mëshiroftë të gjithë, ky i shkroi nënpunësve të shtetit:

 

“Shikojini hadithet e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe mblidhini". Gjithashtu i shkroi banorëve të Medines: “Shikojini hadithet e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe shkruajini, sepse kam frikë zhdukjen e dijes dhe vdekjen e dijetarëve”.

 

- Periudha e Umer ibnu Abdulazizit, Allahu e mëshiroftë, konsiderohet nga dijetarët si periudha e shkrimit zyrtar të Hadithit.

 

- Ndërsa shkrimi i hadithit me zanore, ruajtja e tij në fletushka dhe lëkura ka qenë i njohur te sahabët, Allahu qotë i kënaqur prej tyre, më parë.

 

Prej atyre që e kanë shkruar Sunetin në libra të veçantë është:

- Imam Malik ibnu Enesi, Allahu e mëshiroftë. Ai konsiderohet nga të parët që kanë shkruar në këtë shkencë. Ka shkruar iibrin ”El Muatta" i renditur sipas kapitujve të fikhut. Vdiq në vitin 179 h.

 

- I pari që ka shkruar hadithe me zinxhire duke mbledhur hadithet e çdo sahabi ka qenë Ebu Daud ibnu Sulejman ibnul Xharud EI-Tajalisiu, i cili ka vdekur në vitin 204 h.

 

- Pas tyre kanë ardhur vepra madhështore në lëmi të ndryshme të Hadithit. Prej tyre përmendim disa:

 

- El Xheuami'ë, si: El Xhamius-Sahih i imam Buhariut, Allahu e mëshiroftë, i cili ka vdekur në vitin 256 h. Në të ka grumbulluar hadithe të kapitujve të diturisë, akides, ligjeve, moraleve, tefsirit, etj.

 

- El Mesanid, si: Musnedi i imam Ahmed ibnu Hanbelit që ka vdekur në vitin 241 h. Në të ka mbledhur transmetime të çdo sahabi.

 

- El Ma’axhim, si: El Mu’ëxhemul kebir, El Mu'ëxhemul eusat dhe El Mu'éxhemus-sagir i Taberaniut, Allahu e mëshiroftë. El Mu’ëxhemët janë libra që hadithet në të mblidhen sipas renditjes së emrave të dijetarëve. Në El Ma’axhim më shpesh renditja e haditheve bëhet sipas shkronjave të alfabetit si në Ma’axhimet e lartpërmendura të Taberaniut.

 

- El Ilel, si: Kapitulli IleI i Darakutniut dhe Ebu Hatimit. Ato janë libra që mbledhin hadithe me defekte dhe probleme.

 

- El Atraf, si: libri i Tuhfetul Eshrat bima’rifetil Atraf i Hafidh Ebu haxhaxh El Miz’zi, Allahu e mëshirottë. Në të ai përmend rrugët e hadithit që tregon për pjesën e mbetur të tij dhe mbledhjen e zinxhireve të tij.

 

- El Mustedraket, si: Mustedraku i Hakimit. Në të ka grumbulluar ato hadithe që Buhariu dhe Muslimi nuk i kanë futur në sahihët e tyre dhe këto hadithe janë sipas kushtit të të dyve.

 

Referenca: Libri "Hadithi", f. 8-9.

Përktheu: Abdurrahman Ruka

Burimi i Jetës

29.07.2018

fShare
13
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com