All for Joomla All for Webmasters

Librat e shquar të Sunetit

. Posted in Hadithe me komente. Vizita: 958

fShare
8
Pin It

sahih buhariDy Sahihët: Sahihu i Imam Buhariut që vdiq në vitin 256 h dhe Sahihu i Imam Muslimit që ka vdekur në vitin 261 h, Allahu i mëshiroftë të dy!

 

Katër librat e Suneneve:

  1. Suneni i Nesaiut: Ahmed ibnu Shuajb En-Nesaiu që ka vdekur në vitin 303 h.
  1. Suneni i Ebu Daudit: Sulejman ibnul Esh’adh që ka vdekur në vitin 275 h.
  1. Suneni i Tirmidhiut: Ebu Isa Muhammed ibnu Isa Et-Tirmidhiu që ka vdekur në vitin 267 h.
  1. Suneni i Ibnu Maxhes: Muhammed ibnu Jezid ibnu Maxheh që ka vdekur në vitin 275 h.
  1. Nëse thuhet për "Gjashtë librat”: transmetoi xhemati, domethënia është: dy Sahihët dhe katër Sunenet.
  1. Nëse thuhet: “Të shtatë”, atyre u shtohet Musnedi i imam Ahmedit.
  1. Nëse thuhet: “Transmetuan të pestë” kuptimi është autorët e katër Suneneve dhe Ahmed ibnu Hanbeli me Musnedin.
  1. Nëse thuhet: “Të tre” kuptimi është autorët e Suneneve përveç ibnu Maxhes.

 

Referenca: Libri "Hadithi", f. 10.

Përktheu: A. Ruka

Burimi i Jetës

06.08.2018

fShare
8
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com