All for Joomla All for Webmasters

Senedi dhe metni

. Posted in Hadithe me komente. Vizita: 624

fShare
7
Pin It

zinxhir- Kuptimi i senedit është zinxhiri i transmetuesve që të çon te metni (teksti, hadithi).

 

- Kuptimi i metnit (tekstit) është teksti që fillon pas përfundimit të zinxhirit.

 

Shembull për këtë është hadithi: Buhariu ka transmetur në "Sahihun" e tij duke thënë: Na ka treguar Sulejman ibnu Harbi i cili ka thënë: Na ka treguar Shu’be, ky prej Katades, ky tjetri prej Enes ibnu Malikut dhe ky prej Profetit (Paqja dhe bekimi i AlIahut qofshin mbi të!) se ka thënë: “Kush ka tre cilësi gjen për shkak të tyre ëmbëlsinë e besimit... “

 

- Senedi (zinxhiri) është nga fjala e Buhariut: “Na ka treguar Sulejmani” e deri te Profeti (Lavdërimi dhe pastrimi i Allabut qofshin për të!).

 

- Metni ( teksti) është fjala e tij: “Kush ka tre cilësi...”deri në fund të hadithit.

 

- Dijetarët kanë shkruar vepra të shumta e të mëdha për të ruajtur Sunetin. Janë kujdesur për senedet dhe metnet.

 

Ibnul Mubaraku, Allahu e mëshiroftë thotë: “Zinxhiri është prej fesë dhe po të mos ishte zinxhiri do të thoshte kushdo çfarë të donte.”

- Në këtë mënyrë është bërë e njohur shkenca e terminologjisë së hadithit për të studiuar senedin dhe metnin, në mënyrë që studiuesi të dallojë hadithin e pranueshëm e të punojë me të, si dhe hadithin e refuzuar e të mos punojë me të.

 

Referenca: Libri "Hadithi", f. 10-11.

Përktheu: A. Ruka

Burimi i Jetës

13.08.2018

fShare
7
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com