All for Joomla All for Webmasters

Llojet e hadithit

. Posted in Hadithe me komente. Vizita: 706

fShare
16
Pin It

hadithHadithi sahih ( i saktë)

- Hadithi i saktë, sipas dijetarëve të terminologjisë së hadithit, konsiderohet hadithi zinxhiri i të cilit është i Iidhur dhe i përbërë nga transmetues të drejtë dhe të përpiktë, nga fillimi deri në fund të tij, dhe që nuk ka çrregullime e mangësi.

- Kuptimi i vazhdueshmërisë së hadithit: çdo transmetues e merr hadithin nga ai që është sipër tij nga fillimi i zinxhirit e deri në fund.

- Kuptimi i të drejtit: muslimani i logjikshëm, që i shmanget gjynaheve.

- Kuptimi i të përpiktit: i përpiktë në mbajtjen përmendësh dhe në të shkruar.

- Kuptimi i çrregullimit: kundërshtimi që i sigurti i bën atij që është më i sigurtë se ai vetë.

- Kuptimi i mangësisë: shkak i fshehtë që cënon saktësinë e hadithit, megjithëse në pamje të jashtme duket i saktë.

 

Hadithi hasen ( i mirë)

- Hadith hasen është ai hadith zinxhiri i të cilit është i lidhur nga transmetimi i të drejtëve, më përpikmëri më të ulët, duke filluar nga fillimi deri në fund pa çrregullime dhe mangësi.

 

Hadithi daif ( i dobët)

- Ai është hadithi i cili nuk ka cilësitë e hadithit të mirë duke humbur një nga kushtet e tij.

Gjykimi i punimit me hadithin e dobët:

- Punimi me të është i pëlqyeshëm në lëmin e punëve të mira me tri kushte:

  1. Dobësia të mos jetë e madhe.
  1. Hadithi të përshkallëzohët nën një bazë me të cilën punohet.
  1. Gjatë punimit me të të mos besojë se është i saktë, por te besojë se punimi me të është gjë më e sigurtë.

 

Hadithi meudu’ë (i shpikur)

- Hadith meudu’ë është ajo thënie e rreme, e shpikur, e sajuar, e cila i mvishet të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).

Gjykimi i transmetimit të tij

- Dijetarët kanë rënë dakord se askujt nuk i lejohet transmetimi i tij. I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kush tregon prej meje një hadith duke ditur se është i rremë, ai është njëri nga dy gënjeshtarët.”

 

Referenca: Libri "Hadithi", f. 11-12.

Përktheu: A. Ruka

Burimi i Jetës

20.08.2018

fShare
16
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com