All for Joomla All for Webmasters

Frika ndaj Allahut dhe morali i mirë

. Posted in Hadithe me komente. Vizita: 1016

fShare
9
Pin It

lutjaPrej Ebu Dherrit Xhundub ibnu Xhunades dhe Ebu Abdurrahman Muadh Ibnu Xhebelit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, është transmetuar se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kije frikë Allahun kudo që të jesh, pasoje të keqen me të mirë që ta fshijë atë dhe sillu me njerëzit me moral të mirë.”

 

Transmetuesi i hadithit

a) Ai është sahabi i madh Ebu Dher El Gifari, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, prei sahabëve të devotshëm dhe muhaxhirëve. E pranoi Islamin që herët. Emigroi vonë, ndaj dhe nuk mori pjesë në Bedër. Ngjarjet dhe virtytet e tij janë të shumta. Vdiq në vitin 32 h në hilafetin e Uthmanit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij.

b) Ai është sahabi i madh Muadh ibnu Xhebel El Ensari El Hazrexhi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. E pranoi Islamin kur ishte tetëmbëdhjetë vjeç. Mori pjesë në Bedër dhe betejat e tjera më pas. Njihte mirë ligjet dhe Kuranin. Ka qenë përgjegjës për Shamin në hilafetin Umerit. Vdiq atje në vitin 18 h.

 

Kuptimi i përgjithshëm

Ky hadith është prej porosive profetike me të cilat i Dërguari iAIiahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) këshillonte sahabët për të ecur në to dhe që myslimanët të ndiqnin gjurmët e tyre në çdo kohë e vend, në mënyrë që të gëzohen në Dynja dhe Ahiret. Kur Ebu Dherri u bë mysliman në Meke, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e urdhëroi të shkonte te fisi i tij duke shpresuar që Allahu do të bënte dobi me të. Po kur pa dëshirën e tij për të qëndruar me të në Mekke dhe mësoi se ai nuk kishte mundësi, i tha: "Kije frikë Allahun kudo që të jesh, sepse ajo është më parësore për ty sesa qëndrimi." Ky është urdhër për çdo mysliman. Por ka mundësi që të jetë dhe fjalë e cila i drejtohet Muadhit në mënyrë që të përmbushë urdhrat e Allahut dhe t'i largohet ndalesave të Tij, sepse Ai e shikon dhe e di se ç'bën në çdo vend. Gjithashtu e këshillon që të sillet me njerëzit ashtu siç dëshiron që njerëzit të sillen me të, qoftë kjo shmangie e dëmit, dhënie e këshillës, apo qeshje e fytyrës, në mënyrë që zemrat të bashkohen dhe dashuria të përsoset.

 

Dobitë e hadithit

- Urdhërimi për frikë dhe devotshmëri ndaj Allahut, fshehtazi, haptazi dhe kudo.

- Nëse një vepër e keqe ndiqet nga kërkimi i faljes tek Allahu dhe nga veprimi i një të mire, atëherë ajo shlyhet.

- Urdhërimi për shoqërimin me njerëzit në mënyrë të mirë dhe shmangia e dëmit prej tyre.

- Morali i mirë është prej përsosjes së devotshmërisë me Allahun.

 

Referenca: Libri "Hadithi", f. 14-15.

Përktheu: A. Ruka

Burimi i Jetës

01.10.2018

fShare
9
Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2018 - Dizajnuar nga: Burimijetes.com