All for Joomla All for Webmasters

BESIMTARI I NGOPUR DHE FQINJI I URITUR

. Posted in Hadithe me komente.

Pin It



Profeti ﷺka thënë: “Nuk është besimtar ai që vetë është i ngopur ndërsa fqinji i tij është i uritur".

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!):

Në hadith ka argument të qartë se i ndalohet fqinjit të pasur që t'i lërë fqinjët e tij të uritur. Prandaj është detyrë për të që t'u afrojë atyre gjërat që ua largojnë urinë atyre.

Po ashtu dhe çdo gjë që i ndihmon ata si veshje nëse nuk kanë. Dhe gjëra të tjera të domosdoshme.

Në hadith tregohet se tek pasuria ka dhe të drejta të tjera veç zekatit. Prandaj mos të mendojnë të pasurit se ata e kanë hequr obligimin me nxjerrjen e zekatit vjetor nga pasuria e tyre.

Përkundrazi, mbi ta ka dhe të drejta të tjera që kanë të bëjnë me situata dhe gjendje emergjence. Kështu që, është detyrë për ta që t'i përmbushin këto obligime.

Në të kundërt ata futen tek kërcënimi i fjalës së Allahut të Lartësuar "Ata të cilët e ruajnë arin dhe argjendin e nuk e japin për në rrugë të Allahut, lajmëroi për një dënim të dhembshëm. Atë ditë kur ajo (pasuri) fërgohet në zjarrin e xhehenemit e me të lyhen balli, anët dhe shpina e tyre. Dhe u thuhet: Kjo është ajo që depozituat për veten tuaja. Prandaj shijoni atë (dënim për atë) që depozituat". Et-Teube, 35-36.

 

“Es-Sahihah”, vell. 1

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetes

31.01.2016

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com