All for Joomla All for Webmasters

LËRE NJË PJESË TË NAMAZIT PËR SHTËPINË

. Posted in Hadithe me komente.

Pin It

Shpjegim i thjeshtësuar

për t’u mësuar muslimanëve hadithet e saktësuara

 

Hadithi nr. 2

 

Transmetohet nga Xhabir bin Abdilah radijAllahu anhuma se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

Kur ndonjëri prej jush të kryejë namazin në xhami, le të lërë një pjesë të namazit për shtëpinë, sepse Allahu i ka bërë mirësi namazit në shtëpi.”

 

Transmetuesi i hadithit:

Sahabiu i nderuar Xhabir bin Abdilah radijAlalhu anhu. Ai, radijAllahu anhu, udhëtoi nga Medina për në Egjipt për tek Abdullah bin Unejs për kërkimin e një hadithi të vetëm.

 

Hadithin e transmeton:

Imam Muslimi në “Koleksionin e haditheve autentike”.

 

Dobitë që përfitohen nga hadithi:

 

1. Falja e namazeve obligative në xhami me xhemat është obligim (vaxhib) për burrin.

 

2. Ligjshmëria e faljes së nafileve në shtëpi siç janë sunetet e namazeve obligative, namazi i natës, namazi i vitrit, namazi duha etj.

 

3. Prej namazeve nafile ka të tilla që lejohet falja e tyre në xhami siç është: namazi i festave (fitër dhe kurban bajramit) -tek ata dijetarë që nuk e shohin obligim namazin e festave-, namazi i ekplisit, falja e dy rekateve të tavafit (falen pas përfundimit të tavafit të umrës dhe haxhit), falja e dy rekateve kur kthehesh nga udhëtimi e po ashtu namazi i teravive në muajin e Ramazanit.

 

4. Falja e namazit vullnetar në shtëpi është prej gjërave që përftohet (arrihet) begatia dhe mirësia e shumtë si: zbritja e engjëjve, largimi i shejtanëve, është përkujtim për atë që ka harruar, fëmijët mësojnë në shtëpi formën e faljes së namazit e shumë mirësi të tjera që vetëm Allahu i di.

 

5. Nëse njeriu frikësohet se do harrojë faljen e suneteve kur të kthehet në shtëpi, atëherë le t’i falë në xhami.

 

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetes

03.03.2016

 

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com